Gjendja e tregut të kriptomonedhave ka ndikuar në disa elementë të këtij sektori. Subjektet më të fundit që ndjenë goditjen janë bursat e kriptomonedhave. Në të vërtetë, numri i bursave ka rënë, pasi bizneset e lidhura me kripto-mekanizmat luftojnë për të qëndruar në këmbë mes shitjeve të konsiderueshme.
Numri i bursave të kriptomonedhave në nivel global ishte 500. Duke përdorur një mjet arkivimi në internet, Finbold ka përcaktuar se sektori ka humbur 25 kompani bursash në 30 ditë, duke pasur parasysh se më 6 qershor, shifra ishte 525, sipas të dhënave të CoinMarketCap. Zhdukja e bursave të kriptomonedhave është pjesërisht e lidhur me rënien e vlerës së tregut të përgjithshëm të kriptomonedhave pasi disa biznese në hapësirë po kërkojnë për dalje. Përveç rënies së tregut, bursat janë ndikuar nga kushte të tjera makroekonomike, të tilla si rritja e shifrave të inflacionit që e kanë bërë më sfiduese mbështetjen e bizneseve.
Bursat e kriptomonedhave rivlersojnë planet e tyre Kompanitë e kriptomonedhave përgjithësisht iu përgjigjën rënies së tregut duke rivlerësuar planet e tyre për të ardhmen. Shitjet në monedhat kryesore dixhitale si Bitcoin kanë korreluar me rënien më të gjerë në tregjet e aksioneve, veçanërisht në sektorin e teknologjisë. Kriza u thellua nga rënia e ekosistemit Terra (LUNA), e cila bëri që njerëzit të humbnin besimin akoma dhe më shumë në këtë sektor. Humbja e besimit si dhe gjendja momentale e tregut detyroi investitorët e vegjël të largoheshin nga tregu. Korrigjimi masiv i çmimeve nuk i ka kursyer as bursat kryesore që janë detyruar të rregullojnë biznesin e tyre për të mbetur funksional. Për shembull, Coinbase, bursa kryesore në SHBA, ndaloi punësimin e punonjësve të rinj si dhe vendosi pushimin nga puna të punonjësve të saj aktual në mënyrë që të mbështesë operacionet e saj.
Përgjigja e rregullatorëve Rregullatorët mund të miratojnë ligje të rrepta që synojnë të mbrojnë investitorët. Veçanërisht, shumica e bursave që mbyllen nuk arrijnë të ndajnë statusin e depozitave të investitorëve. Si pasojë rrethana të tilla kanë ndikuar në humbjen e besimit ndaj sektorit të kriptomonedhave. Megjithëse tregu i kriptove është relativisht i ri, disa vëzhgues të tregut besojnë se sektori i kriptomonedhave mund të përfitojë nga falimentimi i bursave. Ata mendojnë se gjendja e tanishme e tregut është një mundësi e shkëlqyer për të eliminuar entitetet jo serioze. Në përgjithësi, rënia e vazhdueshme e tregut vazhdon të ndikojë në ekonominë globale, fokusi do të jetë në mënyrën se si bursat dhe kompanitë e kriptomonedhave do të trajtojnë presionin e rënies së tregut dhe se si ato do mund t'i mbijetojnë kësaj gjendje.