Filiali i Binance merr dritën jeshile si bursa e tregtimit të kriptomonedhave në Spanjë

Moon Tech Spain SL – filiali i tregtisë të kriptomonedhave Binance fitoi regjistrimin si Ofrues i Shërbimeve të Aseteve Virtuale (VASP) nga Banka e Spanjës.

Regjistrimi do të lejojë Binance të ofrojë shërbime të tregtisë dhe ruajtjes së kriptomonedhave në Spanjë në përputhje me kërkesat e rregullave të bankës së saj qendrore kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit (AML/CTF).
Moon Tech Spain iu dha regjistrimi nga Banka e Spanjës më 7 korrik 2022, pasi kishte aplikuar për regjistrim në 28 janar 2022.
Banka e Spanjës mbikëqyr dhe siguron pajtueshmërinë me rregullat e AML dhe CTF për VASP-të që ofrojnë shërbime këmbimi për euro ose monedha të tjera me kriptomonedha, si dhe shërbime të ruajtjes për portofolet elektronik. Banka gjithashtu verifikon përputhshmërinë e subjektit vendor dhe drejtuesve të tij me kërkesat e nderit komercial dhe profesional.

Changpeng 'CZ' Zhao, themeluesi dhe CEO i Binance shpalli njoftimin duke deklaruar se rregullimi efektiv është thelbësor për adoptimin e gjerë të kriptomonedhave.
“Ne kemi investuar ndjeshëm në pajtueshmëri dhe kemi prezantuar mjete dhe politika në përputhje me AMLD 5 dhe 6 për të siguruar që platforma jonë të mbetet më e sigurta dhe më e besueshme në industri,” tha ai. "Regjistrimi i Moon Tech në Spanjë është një mirënjohje e punës së palodhur dhe angazhimit të ekipeve tona për të ofruar një platformë që vendos mbrojtjen e përdoruesit mbi gjithçka tjetër."

Quim Giralt, Drejtor i Binance Spanjë, shtoi: “Pas këtij regjistrimi, ne do të zgjerojmë ndjeshëm ekipin dhe operacionet tona në Spanjë për t'i bërë shërbimet tona më të aksesueshme për të gjithë. Gjatë viteve të ardhshme ne do të punësojmë talentë vendas për t'i shërbyer tregut spanjoll-folës dhe për të ndihmuar në rritjen e ekosistemit lokal të kriptomonedhave."

spain.jpg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...