Kolapsi i kriptomonedhave stabilizohet, kompania Boring e Elon Musk dë të pranojë Dogecoin, kreditorët e Mt.Gox janë një hap më afër zotërimeve të tyre Bitcoin. Këto histori dhe më shumë këtë javë rreth kriptomonedhave.
Java më e mirë e Bitcoin që nga tetori
Bitcoin ndjeu një lehtësim këtë javë. Disa investitorë shpresojnë se më e keqja e krizës së likuidimeve të kriptomonedhave ka mbaruar. Tregu u pasua nga një rritje e lehtë e cmimeve të kriptomonedhave e cila rezultoi të ishte shumë e nevojshme në periudhën afatshkurtër. Bitcoin u rrit mbi 10%, duke shënuar javën e tij më të mirë që nga tetori.
Kompania Boring do të pranojë Dogecoin
Kompania Boring, një nga firmat e Elon Musk, do të fillojë të pranojë Dogecoin për udhëtimet e saj në Loop. Klientët do të jenë në gjendje të paguajnë me Dogecoin-in për të bërë një udhëtim duke përdorur automjetet Tesla në sistemin e tranzitit të kompanisë në Las Vegas të quajtur Loop. Udhëtimet aktualisht janë falas për pasagjerët që e përdorin atë, por tarifat do të vijnë në një datë të mëvonshme.
Plani i rehabilitimit të Mt. Gox
Bursa e tregtimit të kriptomonedhave, Mt. Gox ka ofruar një përditësim mbi procedurat e shlyerjes sipas planit të saj të rehabilitimit të kreditorëve. Sipas deklaratës, procesi mund të fillojë që në muajin e ardhshëm dhe dokumenti detajon zgjedhje të ndryshme që kreditorët mund të bëjnë kur marrin pagesat e tyre, duke përfshirë edhe kompensimin direkt në Bitcoin.
FED: Masa rregullatore ndaj kriptomonedhave
Nënkryetari i Rezervës Federale, Lael Brainard tha se kriptomonedhat kanë nevojë për masa rregullatore përpara se të bëhen aq të mëdha sa të kërcënojnë sistemin financiar. Në një fjalim që tregon se banka qendrore po vëzhgon nga afër krizën e kriptomonedhave, Brainard tha se mungesa e udhëzimeve rregullatore ka qenë një çështje konfuze dhe shqetësuese për të gjithë industrinë e kriptomonedhave.
Republika e Afrikës Qendrore nxjerr në treg monedhën Sango
Pasi u bë shteti i dytë që Bitcoin e bën kurs ligjor, qeveria e Republikës së Afrikës Qendrore ka lëshuar një kriptomonedhë të re të quajtur Sango Coin e cila synon të shënojë burimet e vendit, si ari dhe diamantet, për investitorët në mbarë botën. Presidenti Touadera tha: "Dhe për ne alternativat ndaj parave janë kriptomonedhat, ekonomia formale nuk është më një opsion."
Nexo kërkon të blejë Vauld
Huadhënësi i kriptomonedhave Nexo njoftoi planet e tij për të blerë rivalin e tij huadhënës në vështirësi, Vauld. Një tjetër viktimë e krizës së likuiditetit, Vauld me bazë në Singapor ka pezulluar tërheqjet për më shumë se 800,000 klientët e saj. Nëse ka sukses, Nexo tha se planifikon të ristrukturojë kompaninë dhe të ndjekë një zgjerim në Azinë Juglindore dhe Indi.
Tarifat më të ulëta të transaksioneve të Ethereum që nga nëntori i 2020
Tarifat e transaksionit të Ethereum kanë arritur një nivel të ulët që nuk është parë që nga nëntori 2020. Tarifa mesatare e gazit ose e rrjetit që kërkohet për të shtyrë një transaksion në rrjet ka rënë në më pak se 1 dollarë për transferim. Më 1 maj 2022, tarifa mesatare e rrjetit ishte pothuajse 200 dollarë për transferim, falë një shitjeje NFT-je shumë të njohur që u zhvillua atë ditë.
Tregtarët e mëdhenj miratojnë pagesat me anë të kriptomonedhave
Një raport i BitPay dhe Pymnts.com i titulluar “Paying With Cryptocurrency”, ka zbuluar se në mesin e bizneseve me të ardhura vjetore prej 1 miliard dollarësh, 85% po adoptojnë pagesat me anë të kriptomonedhave. Raporti vuri në dukje se tarifat e pagesave përmes kriptomonedhave janë rreth 1%, që është shumë më e ulët se opsionet e tjera të pagesave dixhitale të cilat mund të taksojnë deri në 3.5%.