Celsius deklaron zyrtarisht falimentimin pas shlyerjes së kredive DeFi

Huadhënësi i kriptomonedhave Celsius Network bëri kërkesë për falimentimin. Celsius u bë viktima e fundit e një rënie prej 2 trilion dollarësh të tregut e cila ka zhdukur disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë dhe ka ekspozuar qindra mijëra investitorë individualë ndaj humbjeve të mëdha.

Celsius, i cili ka më shumë se 100,000 kreditorë, tha se mori hapin për të stabilizuar biznesin e tij dhe për të punuar për një ristrukturim për të gjitha palët e interesuara. Regjistrimi është bërë në Distriktin Jugor të Nju Jorkut. Kompania e cila ishte një nga huadhënësit më të mëdhenj të kriptomonedhave, kishte grumbulluar më shumë se 20 miliardë dollarë duke ofruar norma interesi deri në 18% për depozituesit përpara se të ndalonte të gjitha tërheqjet në qershor, duke krijuar panik te klientët. Në deklaratën e tij të fundit, Celsius tha se ka vlerësuar të drejtat dhe detyrimet diku midis 1 miliardë dhe 10 miliardë dollarë.
Problemet e Celsius janë emblemë e problemeve që rrënojnë hapësirën e aseteve dixhitale, ku rritja e normave të interesit në SHBA i ka bërë investitorët të tërhiqen dhe kanë shkaktuar kolapsin e huadhënësve dhe fondeve të investimeve.

Dyshimet në lidhje me produkte të tilla si Celsius që ofrojnë norma të larta interesi janë intensifikuar pas rënies së Terra në maj. Një tjetër huadhënës i centralizuar Babel gjithashtu ka ndaluar tërheqjet dhe çmimet e kriptomonedhave kanë rënë, me Bitcoin dhe Ether që kanë humbur gjysmën e vlerës së tyre që nga fundi i dhjetorit.

Për Celsius, biznesi i saj u ndërtua në huazimin e kriptomoedhave nga klientët e saj tek investitorët institucionalë gjithashtu kjo ishte pjesëmarrëse në një mori aplikimesh në financën e decentralizuar.

Procesi i falimentimit
Kirkland & Ellis po shërbejnë si këshilltar ligjor, me Centerview Partners si këshilltar financiar dhe Alvarez & Marsal këshilltar për ristrukturimin e Celsius. Procesi i falimentimit mund të marrë pak kohë për t'u zgjidhur. Është e paqartë nëse përdoruesit e Celsius do të marrin ndonjë gjë. Sipas kushteve të shërbimit të tij, trajtimi i aseteve dixhitale të klientëve të tij në rast falimentimi është "i pazgjidhur" dhe "i pagarantuar", gjë që mund të rezultojë në trajtimin e klientëve si kreditorë të pasiguruar.

Kur monedha e qëndrueshme TerraUSD (UST) dhe tokeni i lidhur me Luna kolapsuan në maj, Celsius u përpoq të tërhiqte fondet e tij nga Protokolli i Ankorimit të Terra-s, i cili ofronte kthime 20% në depozitat e UST. Kohët e fundit, banka digjitale pësoi një tjetër humbje të madhe pasi tokeni stETH, i njohur si stakedETH (që përfaqson monedhat në ETH2.0) u bë kryesisht jolikuide dhe humbi vlerën në Ethere.

Muajin e kaluar, Celsius i pagoi të gjithë. Më shumë se 900 milionë dollarë iu paguan në aplikacioneve të decentralizuara si Aave, Compound dhe MakerDAO, sipas të dhënave të blockchain dhe gjurmuesit Zapper. Pagesat kanë ngritur spektrin e një debati ligjor se si dhe në çfarë rendi duhet t'i paguajnë kompanitë e kriptomonedhave në vështirësi kreditorët e tyre, nëse ata janë njerëz aktualë apo platforma të qeverisura nga kodi kompjuterik i referuar si kontrata inteligjente.

celsius.png

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...