Ngjarjet kryesore që ndikuan në rikuperimin e cmimeve të kriptomonedhave këtë javë

Ja cfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave. Tesla shet 1 miliard dollarë në Bitcoin. Përditësimi më i rëndësishëm i Ethereum është pothuajse i përfunduar. Njerëz të armatosur grabisin një fermë Bitcoin Ruse.

Shpresa për një qëndrim më pak agresiv ndihmon rikuperimin e Bitcoin
Tregu i kriptomonedhave pa një rritje të papritur këtë javë, pasi Bitcoin lëvizi mbi 24,000 dollarë për herë të parë në më shumë se një muaj. Shpresat për një qëndrim më pak agresiv nga ç'pritej nga Rezerva Federale ndaj rritjes të normës së interesave shkaktuan rritjen si në tregun e kriptomonedhave, ashtu edhe në tregjet e tjera.

Tesla shet 75% të Bitcoin-it të saj
Pas blerjes së bujshme të Bitcoin në 2021, Tesla arkëtoi pothuajse 1 miliard dollarë BTC në tremujorin e dytë të 2022. Në dosjet e reja të investitorëve, kompania zbuloi shitjen që përfaqëson 75% të zotërimeve të saj Bitcoin. CEO i Tesla, Elon Musk tha se ata janë të hapur për të rritur zotërimet e tyre Bitcoin në të ardhmen.

Përditësimi më i rëndësishëm i Ethereum është pothuajse i përfunduar
Tranzicioni i shumëpritur i Ethereum nga prova e punës(Proof of work) në provën e aksioneve(Proof of Stake), i njohur ndryshe si "Shkrirja", mund të zbatohet në 19 shtator të këtij viti. Informacioni u bë publik kur "një afat kohor planifikimi" u nda nga drejtori i komunitetit të Ethereum. Data e parashikuar solli emocione nga investitorët e industrisë, duke bërë që çmimi i Ethereum të rritet ndjeshëm.
JPMorgan parashikon kthimin e investitorëve të vegjël
Një raport i publikuar nga banka e investimeve JPMorgan Chase parashikon që kërkesa për shitje nga investitorët e vegjël do të kthehet së shpejti në tregjet e kriptomonedhave. Sipas bankës, ndjenja e përmirësuar e investitorëve përpara bashkimit të Ethereum ka nxitur rimëkëmbjen, pas një “faze intensive” uljeje, e cila tani duket se ka përfunduar.

Ish-menaxheri i Coinbase akuzohet për tregti të brendshme
Një ish-menaxher i Coinbase është akuzuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për tregti të brendshme. Ai mori informacion të privilegjuar në lidhje me listat e monedhave pasi kishte akses në grupe ekskluzive të mesazheve për punonjësit e rangut të lartë të Coinbase. Menaxheri më pas e shiti këtë informacion, duke marrë rreth 1.5 milionë dollarë përmes tregtimit të brendshëm të kriptomonedhave në bursën e Coinbase.

Eurozona mbështet Euron dixhitale mbi Kriptomonedhat
Udhëheqësit e autoritetit monetar të eurozonës mbështesin monedhën dixhitale të bankës qendrore të Evropës mbi kriptomonedhat. Sipas postimit në faqen e BQE-së, ato nuk mund të garantojnë konvertueshmëri një-me-një me paratë e bankës qendrore. Ato nuk janë një mjet efikas pagese, veçanërisht nëse vlera e tyre nuk mbështetet nga asgjë.

Mbretëria e Bashkuar është ‘pro’ legjislacionit për kriptomonedhat
Thesari i Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar legjislacionin e tij të propozuar për kriptomonedhat para anëtarëve të parlamentit. Sipas legjislacionit të propozuar, rregullat ekzistuese për sistemet bankare dhe të pagesave do të modifikohen ose zgjerohen për të mbuluar asetet dixhitale. Rregullorja pason një premtim nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për ta kthyer vendin në një qendër kriptosh.

Burra të maskuar grabisin një fermë Bitcoin në Moskë
Grabitës të armatosur bastisën një fermë kriptomonedhash pranë Moskës. Autorët e paidentifikuar vodhën dhjetëra karta grafike në incidentin e fundit që përfshin vjedhjen e pajisjeve të fermës, e cila ka qenë në rritje kohët e fundit në Rusi. Autoritetet vlerësojnë se vlera e pajisjeve të vjedhura është rreth 1 milion rubla.

recap.png

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...