Zipmex është një bursë e licencuar e kriptomonedhave dhe tokenave digjitalë në Tajlandë.
Në gusht të vitit të kaluar, kompania mblodhi 41 milionë dollarë me pjesëmarrje nga Banka e Ayudhya (Krungsri), një nga bankat më të mëdha të Tajlandës. Në të njëjtin muaj, Zipmex njoftoi se u bashkua me Visa për të lëshuar kartën Zipmex.
Bursa e kriptove Zipmex, e cila operon në Singapor, Australi, Indonezi dhe Tajlandë, është bërë kompania më e fundit e kriptove që ndalon tërheqjet e fondeve nga klientët. Platforma e përshkroi veten si "tregu kryesor i aseteve digjitale të Azisë që ofron likuiditet të lartë dhe siguri për asetet tuaja".
Të mërkurën, Zipmex njoftoi përmes Twitter se “për shkak të një kombinimi rrethanash jashtë kontrollit tonë, duke përfshirë kushtet e paqëndrueshme të tregut, dhe vështirësitë financiare që rezultojnë nga partnerët tanë kryesorë të biznesit, ne do të ndalojmë tërheqjet deri në një njoftim të mëtejshëm”.
Një nga shërbimet që ofron Zipmex është Zipup+ i cili ofron deri në 10% shpërblime vjetore në kriptomonedhë, sipas faqes së saj të internetit. Programi ofron pesë nivele VIP. Niveli bazë VIP ofron 6% interes vjetor ndërsa niveli më i lartë, VIP 4, ofron deri në 10%. “Bëni kriptomonedhën tuaj të punojë, në mënyrë që të jetoni lehtë. Merrni deri në 12% interes vjetor në kripto-n tuaj kur depozitoni me Zipmex. Kushte fleksibël dhe asnjë minimum investimi. "shkruan Zipmex.