Çmimet e tregut të kriptomonedhave ishin kryesisht në territor negativ gjatë Gushtit. Bota e kriptomonedhave u përball me një muaj tjetër të vështirë ndërsa “dimri i kriptove” të vitit 2022 u zvarrit. Shqetësimet e ripërtërira rreth inflacionit dhe rritja e normave të interesit ushtronjnë gjithnjë edhe më shumë presion ndaj aseteve dixhitale, duke i ulur çmimet e kriptomonedhave.
Thjesht dyshimi i një rritjeje tjetër të normës së interesave si dhe ngjarjet e përmenduara më poshtë shkaktuan një ulje të çmimeve të tregut të kriptomonedhave.
Thesari i shtetit të SHBA-së vendos saksione mbi kontratat inteligjente të Tornado Cash.
USDC vendos pezullimin e çdo adrese të sanksionuar Ethereum.
Infura dhe Alkimia bllokojnë aksesin e Tornado Cash.
Përdoruesit anonimë të Tornado Cash dërgojnë ETH në shumë adresa të famshme të rrjetit duke i njollosur ato..
Zhvilluesi i Tornado Cash u arrestua.
Zhvilluesit e Ethereum caktojnë datën 15 shtator për bashkimin (The Merge).
Blackrock bashkëpunon me Coinbase për të ofruar akses të kriptomonedhave në platformën Aladdin.
Blackrock lëshon TrustPrivat për qasje direkte për adresat Bitcoin.
Poloniex shpall mbështetje tregtare për provën e punës së Ethereum (ETHPOW).
BitMEX lëshon derivatet për ETHPOW
CoinFund mbledh fondin prej 300 milionë dollarësh.
Shima Capital mbledh fondin prej 200 milionë dollarësh.
Gabe Leydon mbledh 200 milionë dollarë të udhëhequr nga Paradigm për lojën e re në Blockchain.
NFT-të e Collective PROOF mblodhën një fond prej 50milionë dollarësh të udhëhequr nga A16Z.
Studio e lojërave AAA Gunzilla Games mbledh 46 milionë dollarë të udhëhequr nga Republic Capital.
L1 Injective i fokusuar në DeFi mbledh 40 milionë dollarë nga Jump Crypto.
Platforma e lojërave Xterio mbledh 40 milionë dollarë të udhëhequr nga FunPlus.
Senatorët prezantojnë projektligjin që vendos regjimin e Komisioneve të tregtisë (CFTC) për bursat e kriptomonedhave.
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikëqyrjen dhe Reformën kërkon nga pesë bursa të kriptomonedhave informacione për mbrojtjen nga mashtrimet.
Crypto VC Dragonfly përfiton fondin e kriptomonedhave MetaStable Capital.
CEO i Genesis, Mike Moro jep dorëheqjen, Genesis shkurton 20% të numrit të punonjësve.
Sam Trabucco jep dorëheqjen si bashkë-CEO i Alameda Research.
190 milionë dollarë u hakuan përmes urës së kriptove Nomad.
Robinhood Crypto gjobitet 30 milionë dollarë nga NYDFS për shkelje të AML/KYC.
Michael Saylor jep dorëheqjen si CEO i MicroStrategy.
Prokurori i Përgjithshëm i Uashington DC padit Michael Saylor dhe MicroStrategy për mashtrim tatimor.
Facebook lançon integrimet e NFT-ve përmes Coinbase, Dapper dhe Flow Blockchain.
Galaxy Digital përfundon propozimin për të blerë BitGo.
Klientëve të Voyager u është dhënë akses në 270 milionë dollarë gjatë falimentimit.
Agjencia Rregullatore e Indisë ngrin asete me vlerë 8 milionë dollarë në bursën WazirX.
Reddit integrohet me FTX për të lejuar përdoruesit të paguajnë tarifat e gazit duke përdorur paranë fiat.