Kolorado bëhet shteti i parë në ShBA që pranon Bitcoin-in si mjet pagese për taksat

Kolorado bëhet shteti i parë në ShBA që pranon Bitcoin-in si mjet pagese për taksat

Posted on September 20, 2022 by Vial

Banorët e Kolorados tani mund të paguajnë taksat me anë të Bitcoin-it dhe kriptomonedhave të tjera, por vetëm përmes një llogarie PayPal.

Kolorado është bërë shteti i parë Amerikan që pranon Bitcoin-in për pagesat e taksave. Guvernatori Jared Polis njoftoi zbatimin e metodës së re të pagesës të hënën, në Denver Startup Week, sipas një raporti nga Axios Denver. Polis njoftoi nismën në fillim të këtij viti, duke u zotuar të pranojë pagesat e taksave në monedha dixhitale deri në fund të verës.

Qytetarët tani mund të përdorin kriptomonedhat për të paguar taksën mbi të ardhurat individuale, taksën mbi të ardhurat e biznesit, taksën mbi shitjet dhe përdorimin, taksën e largimit nga puna dhe akcizën e karburantit, sipas raportit.

Për shkak se Kolorado nuk mund të pranojë drejtpërdrejt kriptomonedha, Departamenti i të Ardhurave ka kontraktuar me PayPal për të ndërmjetësuar çdo transaksion dhe për të kthyer menjëherë monedhat dixhitale në dollarë amerikanë. Për momentin, kriptomonedhat që pranohen si pagesa për taksat e Kolorados janë vetëm Bitcoin, Bitcoin Cash, Ether dhe Litecoin, tha një zëdhënës i PayPal.

Tatimpaguesit do të përdorin PayPal, nga ku ata do të jenë në gjendje të zgjedhin kriptomonedhën e dëshiruar për të kryer pagesën, tha Carr. Asetet dixhitale të cilat do të mbulojnë detyrimin tatimor dhe tarifën përkatëse do të konvertohen në dollarë amerikanë përpara se të kalojnë në departamentin e të ardhurave. Gjithashtu, tatimpaguesit do të paguajnë një tarifë shtesë për të kryer detyrimet e tyre tatimore përmes monedhave dixhitale. Ata do të tarifohen me 1 $ për transaksion, plus 1,83% të shumës së pagesës.

Disa shtete të tjera të SHBA-së, si Florida dhe Ohio, kanë testuar kriptomonedhat për pagesën e taksave. Gjithashtu dhe në Amerikën e Jugut, Argjentina lajmëroi në prill se do të lejojë tatimpaguesit të paguajnë taksat me anë të kriptomonedhave.

colorado.jpg

Posted under: Education, News

Ngjarja më e rëndësishme në botën kriptove (Merge) dhe më shumë këtë javë rreth kriptomonedhave

Posted on by Vial

Këtë javë në botën e kriptomonedhave bashkimi i Ethereum rezultoi i suksesshëm, Coinbase thotë se politikanët janë adoptuesit të kriptomonedhave dhe Dogecoin bëhet monedha e dytë më e madhe e cila përfaqësohet nga konsesusi i Provës së punës (PoW).

Bashkimi i Ethereum ishte i suksesshëm

Bashkimi i rrjetit të Ethereum ‘Merge’ u ekzekutua me sukses ditën e enjte më 15 Shtator. Kjo plotëson tranzicionin e Ethereum nga konsensusi i provës së punës (PoW) në konsensusin e provës së aksioneve (PoS), duke reduktuar konsumin e energjisë në rrjet me 99.95%. Në një përpjekje për të bërë histori, një përdorues pagoi 60 mijë dollarë, ose rreth 36 Ether, për të krijuar NFT-në e parë në Ethereum pas bashkimit (Merge). Ky kod i pandryshueshëm u bë i pari që u ndërtua me rrjetin duke u qeverisur nga algoritmi i konsensusit të provës së aksioneve.

U publikua raporti i kriptomonedhave të Shtëpisë së Bardhë

Duke përmendur potencialin e kriptomonedhave për keqpërdorim, ndërkohë që vë në dukje rolin e tyre në rritje në financat globale, Shtëpia e Bardhë lëshoi raportin e saj të parë se si duhet të duket rregullimi i kriptove në SHBA. Kuadri përshkruan se si industria e shërbimeve financiare duhet të evoluojë për t’i bërë më të lehta transaksionet pa kufij dhe si të godasë mashtrimin në hapësirën e aseteve dixhitale.

Veçoria e re e Coinbase tregon ndjenjat e politikanëve rreth kriptomonedhave

Përdoruesit e Coinbase do të mund të shohin se cilët politikanë amerikanë janë “kripto-miqësorë” me një veçori të re brenda aplikacionit, njoftimi që vjen në Twitter nga CEO Brian Armstrong. Veçoria tregon se si anëtarë të ndryshëm të Kongresit vlerësojnë sentimentin e tyre rreth kriptomonedhave, të cilat mund të variojnë nga “shumë pozitive” në “shumë negative”.

Fondet e parave të Tornado Cash mund të rikuperohen

Banorët e SHBA-së tani mund të aplikojnë për të rikuperuar fondet e mbyllura në Tornado Cash, e cila u fut në listën e zezë nga Departamenti i Thesarit muajin e kaluar për shkak të pretendimeve se hakerët e Koresë së Veriut e përdorën atë për të pastruar fondet.

Ndërsa fondet e përdoruesve legjitimë u bllokuan dhe pozita ligjore për sanksionimin e një softueri të decentralizuar ishte e dyshimtë, sanksioni tërhoqi reagime nga industria e kriptomonedhave.

Urdhër arresti për Do Kwon

Një gjykatë e Koresë së Jugut ka lëshuar një urdhër arresti për Do Kwon, zhvilluesi kryesor i kriptomonedhave Luna dhe TerraUSD, kolapsi spektakolar i të cilave në Maj rrëzoi tregun e kriptove. Kwon, themeluesi i Terraform Labs, është akuzuar për mashtrim nga investitorët gjatë kolapsit.

Në Kinë tregtimi i kriptomonedhave është i ndaluar, pronësia mbetet e mbrojtur

Në një rast, Gjykata Popullore e Pekinit vendosi se megjithëse Kina ndalon tregtimin e kriptove, pronësia e kriptove mbrohet ende me ligj. Gjykata tha se kriptomonedhat duhet të konsiderohen pronë virtuale dhe shpjegoi se asnjë ligj, rregullore administrative apo rregulla departamenti nuk mund të mohojnë mbrojtjen e vetë kriptomonedhës si pronë virtuale.

Azia kryeson në adoptimin e kriptomonedhave

Një raport i ri tregon se Kina është rikthyer në listën e 10 vendeve më të mira për adoptimin e kriptove pasi pati një rënie nga lista vitin e kaluar. Rajoni APAC përbënte gjashtë nga 10 vendet e para në indeks, me Vietnamin që kryeson listën për të dytin vit radhazi, me mbi 20% të konsumatorëve vietnamezë që përdorin ose zotërojnë asete dixhitale.

Kriptomonedha e dytë më e madhe e konsesusit të Provës së Punës (PoW) është Dogecoin

Pas bashkimit të Ethereum, kriptomonedha e frymëzuar nga memet, Dogecoin, tani është zyrtarisht kriptoja e dytë më e madhe e provës së punës për sa i përket kapitalit të tregut. Bitcoin, natyrisht, mbetet milje përpara nivelit të tregut të Dogecoin prej 7.83 miliardë dollarësh. Sidoqoftë, Dogecoin është ende i qetë përpara pjesës tjetër të kriptove kryesore të provës së punës, ku përfshihen Ethereum Classic, Litecoin dhe Monero.

FE4ECDB1-BBBA-434C-9485-1B902F84BADC.jpeg

Posted under: Education, News