Ngjarjet më të spikatura në botën e kriptomonedhave

CEO i JP Morgan është shfaqur përsëri kundër kriptomonedhave ndërsa Binance mund të blejë asetet e Voyager. Këto ngjarje dhe më shumë shoqëruan këtë javë botën e kriptomonedhave.

CEO i JPMorgan shfaqet përsëri kundër kriptomonedhave
Gjatë një ceremonie të kongresit këtë javë, CEO i JPMorgan, Jamie Dimon u shfaq me një sërë kritikash ndaj kriptomonedhave. Ai i quajti ato "firma piramidale të decentralizuar", edhe pse ai tha gjithashtu se pranonte monedhat e qëndrueshme (stablecoins). Nga ana tjetër, Dimon deklaroi se JPMorgan është një përdorues i madh i teknologjisë blockchain.

Çëshja midis Ripple dhe SEC po shkon drejt fundit
Çmimi i XRP arriti nivelin më të lartë në 4 muaj duke u rritur me 44% javën e kaluar pas lajmit se Ripple dhe SEC kanë paraqitur të dy mocione për gjykim të përmbledhur ndaj padisë prej 1.3 miliardë dollarësh. Ripple po kërkon rrëzimin e padisë, ndërsa SEC, e cila ngriti akuza kundër Ripple në dhjetor 2020 për kryerjen e një shitjeje të paregjistruar të letrave me vlerë, shpreson për gjykim në favor të tij pa gjyq.

Përditësimi ‘Vasil’ sjell përmirsim në Blockchainin e Cardano-s
Pas disa muajsh vonesa, përditësimi ‘Vasil’ i Cardano u shfaq këtë javë. Ai po sjell përmirësime të performancës dhe aftësive në Blockchain dhe është përditësimi i tij më domethënës që nga shtimi i funksionalitetit të kontratave inteligjente shtatorin e kaluar. Cardano, po tregon gjithashtu performancë të fortë të çmimeve, duke u rritur me 10% gjatë shtatë ditëve të fundit.

Binance garon për të blerë asetet e Voyager
Bursa e kriptomonedhave Binance thuhet se ka bërë ofertën kryesore prej 50 milionë dollarë për asetet e firmës Voyager Digital. Voyager, e cila paraqiti falimentimin në korrik me detyrime të papaguara deri në 10 miliardë dollarë, nisi procesin e shitjes së aseteve të saj në fillim të këtij muaji.

Nasdaq ofron shërbime rreth kriptomonedhave
Bursa e dytë më e madhe në botë, Nasdaq do të hyjë zyrtarisht në tregun e kriptomonedhave, duke ofruar shërbime rreth tyre për investitorët institucionalë. Nasdaq do të krijojë një njësi të re që ofron zgjidhje të nivelit institucional duke u fokusuar në kujdestarinë, likuiditetin dhe integritetin e përmirësuar. Shërbimi i ri mbështet ambicien e tyre për të pasur pjesëmarrje më të gjerë institucionale në asetet dixhitale.

CEO i Kraken jep dorëheqjen
Jesse Powell i Kraken njoftoi se ai do të jap dorëheqjen si CEO i bursës së kriptomonedhave që ai themeloi në vitin 2011. Ai do të zëvendësohet nga Drejtori i Përgjithshëm, Dave Ripley. Powell do të bëhet kryetari i parë i bordit të kompanisë dhe planifikon të mbetet aktiv në firmë.

Projektligji i Australisë synon juanin dixhital të Kinës
Politikani australian Andrew Bragg dëshiron të përgatisë vendin e tij për përdorimin e gjerë të monedhës dixhitale të bankës qendrore të Kinës, sipas një projektligji të propozuar së fundmi. Propozimi parashtron kërkesat për bankat të cilat mund ta bëjnë juanin dixhital të disponueshëm për përdorim në Australi dhe kërkon të krijojë korniza liçensimi për emetuesit e monedhave të qëndrueshme.

Mbretëria e Bashkuar propozon ligj të ri për kriptomonedhat
Mbretëria e Bashkuar prezantoi një projektligj që do ta bënte më të lehtë për agjensitë të sekuestronin, ngrinin dhe rikuperonin kriptomonedhat të cilat janë përdorur për aktivitete kriminale si pastrimi i parave, droga dhe krimi kibernetik. Projektligji bazohet në Aktin e mëparshëm të Transparencës dhe Zbatimit të Krimit Ekonomik që ndihmoi rregullatorët të sanksionojnë Rusinë dhe të ngrijnë asetet në vend.

week.jpg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...