Ringjallja e mundshme e Lunës ndërsa Kwon shpallet në kërkim

Bursa e kriptomonedhave Binance do të djegë të gjitha tarifat e tregtimit të mbledhura në çiftet e saj LUNC/BUSD dhe LUNC/USDT.

Për të mbështetur përpjekjet e komunitetit për të ringjallur tokenin Terra (LUNA) i riemërtuar Terra Classic (LUNC), bursa e kriptomonedhave Binance njoftoi një mekanizëm djegieje jashtë Blockchain-it të tyre javën e kaluar. Megjithatë, pasi mori reagime të përziera nga anëtarët e komunitetit, bursa rishikoi qasjen e saj.

Më 23 shtator, CEO i Binance Changpeng Zhao tha se bursa do të krijojë një taksë opsionale prej 1.2% kur tregton LUNC. Zhao shtoi se ata do të vendosin taksën 1.2% për të gjitha tregtimet LUNC nëse tregtarët që zgjedhin të paguajnë taksën arrijnë 50% të vëllimit total të tregtimit LUNC në bursë.

Megjithatë, disa ditë pas postimit, Zhao shpalosi të metat e planit të tyre të mëparshëm. Për shkak të kësaj, Binance njoftoi një metodë të rishikuar për të mbështetur ringjalljen e LUNC. Sipas Zhao, bursa tani do të djegë plotësisht të gjitha tarifat e tregtimit që mbledh nga çiftet e saj të tregtimit LUNC/BUSD dhe LUNC/USDT. Tarifat e mbledhura do të konvertohen në LUNC dhe do të dërgohen në adresën zyrtare të djegies së LUNC.
Përmes kësaj, CEO i Binance beson se bursa do të jetë në gjendje të kontribuojë në uljen e ofertës së LUNC dhe të jetë "e drejtë" për të gjithë përdoruesit.

Pas kolapsit të Terra-s, komuniteti i LUNC vazhdoi të mbrojnë idenë e ringjalljes për tokenin. Bursat e mbështetën atë përmes airdropeve, listimeve, blerjeve dhe djegieve ndërsa anëtarët e komunitetit punuan për zbatimin e një takse djegieje prej 1.2% për të gjitha transaksionet LUNC në Blockchain. Pas kësaj, tokeni tregoi shenja jete, duke u rritur me 250% më 9 shtator.

Ndërkohë, autoritetet e Koresë së Jugut tani janë në ndjekje të themeluesit të Terraform Labs, Do Kwon për shkelje të ligjit të tregjeve të kapitalit në vend. Një gjykatë e vendosur në Seul, lëshoi ​​një urdhër arresti për Kwon dhe pesë të tjerë më 14 shtator. Pas kësaj, Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (Interpol) lëshoi ​​një mandat arresti për Kwon të hënën.

timthumb.jpg

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...