Çmimi i Luna Classic bie pas publikimit të të dhënave zhgënjyese nga Binance

Binance shkatërroi vetëm 0,08% të tokenave LUNC, një numër shumë i vogël për të dhënë ndikim në monedhën e cila përjetoi hiperinflacion gjatë Majit 2022.

"Djegia" e planifikuar e tokenave LUNC supozohej të rriste çmimin. Të paktën, ky ishte spekulimi i shumë tregtarëve të kriptomonedhave por, ndikimi në të ishte i pamjaftueshëm.

Që kur mekanizmi u zbatua një javë më parë, Binance shkatërroi tokena me vlerë 1.8 milionë dollarë. Kjo shumë përfaqëson vetëm 0.08% të tokenave total të Terra Classic.

Çmimi i LUNC ra 12% në 24 orët e fundit, në 0.0003037 dollarë, sipas CoinGecko.

LUNC është tokeni origjinal i Blockchain-it të Terra Classic, i cili kapitulloi këtë maj për shkak se monedha e qëndrushme (stablecoin) USDT humbi vlerën e saj kundrejt dollarit.

Ndërsa shumica e zhvilluesve dhe projekteve të tjera u larguan nga Blockchain-i, disa anëtarë të komunitetit u përpoqën të sjellin jetë të re në rrjet duke prezantuar një skemë që redukton sasinë totale të tokenit.

Çmimi i LUNC pothuajse u dyfishua javën e kaluar pasi Binance zbuloi skemën e saj për të ndihmuar komunitetin e Terra Classic. Bursa e kriptomonedhave zbatoi një mekanizëm që djeg tarifat që mbledh nga tregtimi i LUNC.

LUNC u bë aseti i tretë më i tregtuar në Binance pas Bitcoin (BTC) dhe Ethereum (ETH), sipas të dhënave nga CoinMarketCap.

Djegia u llogarit në bazë të tregtimit të tokenit midis 21 shtatorit dhe 1 tetorit. Kështu, Binance hoqi 5.6 miliardë tokena nga qarkullimi duke i dërguar në një adresë "djegie", sipas të dhënave në Blockchain.

Skema e Binance "është e pakuptimtë në ndikimin e saj të drejtpërdrejtë", tha në një bisedë në Telegram një tregtar kriptomonedhash i cili përdoret me pseudonimin Ogle.

"Me këtë ritëm, duke supozuar se vëllimi i tregtisë vazhdon të jetë aq i lartë sa tani (për të cilën dyshoj), do të duheshin 15 vjet për të arritur objektivin e djegies totale."

0F80B59B-3D8A-4956-AF75-4241492F0061.jpeg

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...