Aplikacioni i bazuar në Blockchain-in Deso, synon decentralizimin e rrjeteve sociale

Sot, informacioni publikohet në platforma të centralizuara si Twitter, TikTok ose Instagram. Sipërrmarës si Elon Musk dhe Jack Dorsey (themeluesi i Twitter) kanë bërë thirrje për një alternativë.

Kohët e fundit, u shfaqën mesazhet e tyre në lidhje me një platformë të mediave sociale të bazuar në Blockchain.

“Unë kam një ide për një sistem të mediave sociale bazuar në Blockchain që kryen pagesa dhe mesazhe të shkurtra si Twitter-i,” tha Musk në një shkëmbim mesazhesh.

Ai vazhdoi, “Pjesa e tretë është një aplikacion i ngjashëm me Twitter që akseson bazën e të dhënave në internet. Kjo mund të jetë masive.”

Sidoqoftë, Musk mund të mos ketë nevojë të krijojë një alternativë të decentralizuar në Twitter falë lançimit të Diamond, një aplikacion social Web3 i mundësuar nga Blockchain DeSo.

Duke publikuar informacionin në Blockchain-in e DeSo-s, krijuesit mund ta zotërojnë dhe kontrollojnë atë në të njëjtën mënyrë siç zotërojnë dhe kontrollojnë Bitcoin-in. Kjo do të thotë se ata mund të jenë të lirë nga censura dhe përfitojnë mënyra të reja për të fituar para, të cilat nuk kanë qenë të mundshme më parë.

Për shembull, postimet në Diamond mund të grumbullohen si NFT. Krijuesit në Diamond mund të lançojnë shumë lehtë tokena social që lejojnë ndjekësit e tyre të investojnë në suksesin e tyre.
Zgjedhja e Diamond për të përdorur Blockchain-in DeSo për të ruajtur të gjithë kontentin tregon forcën unike të DeSo-s.

"Blockchain-a ekzistues nuk mund të ruajnë informacion në mënyrë efikase," tha Nader Al-Naji, themeluesi i DeSo-s.
“Kushton rreth 50 dollarë për të ruajtur një Tweet me 200 karaktere në Ethereum dhe rreth 0,15 dollarë për ta ruajtur në Solana, Avalanche ose Polygon. Ndërsa për ta ruajtur në Deso kushton sa një e dhjetëmijëta e një centi, duke e bërë atë Blockchain-in e parë të aftë për të përballuar aplikacionet e rrjeteve sociale, blogjeve edhe tregjeve, "tha ai.

“Qëllimi ynë nuk është që të lidhemi me një Blockchain të vetëm. Ne thjesht duam t'i lejojmë njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin, pavarësisht se në cilin ekosistem bëjnë pjesë.” tha ai.

DeSo është i pari dhe i vetmi Blockchain që lejon zhvilluesit të ndërtojnë aplikacione sociale. Platforma u rendit në Coinbase në fillim të këtij viti dhe njoftoi një integrim novator me MetaMask javën e kaluar e cila shkaktoi një rritje të konsiderueshme të çmimit. Ajo gjithashtu ka përjetuar një rritje në numrin e përdoruesve.

Në një botë ku shumë janë të pakënaqur me mediat sociale tradicionale, Diamond dhe DeSo ofrojnë një zgjidhje të decentralizuar që më në fund mund të konkurrojë mediat e Web2.

deso.jpg

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...