Hakerohet rrjeti BSC i Binance, vidhen tokena BNB me vlerë rreth 100 milionë dollarë

Binance Smart Chain (BSC), rrjeti kryesor i bursës së kriptomonedhave ndaloi funkionimin e rrjetit të saj, të premten pasi hakerët u vodhën tokena BNB me vlerë 100 milionë dollarë.

Binance tha se një urë që mundëson komunikimin mes Blockchain-eve ishte në shënjestër, duke u mundësuar hakerëve të zhvendosnin tokena BNB nga rrjeti.

Kompania tha se kishte punuar me verifikuesit e transaksioneve për të ndalur krijimin e blloqeve të reja në BSC, duke pezulluar të gjithë përpunimin e transaksionit ndërsa një ekip zhvilluesish hetoi shkeljen.

“Një dobësi në kodin e një ure komunikimi mes Blockchain-eve, BSC Token Hub, rezultoi në krijimin e monedhave BNB shtesë. Ne u kemi kërkuar të gjithë vërtetuesve që të pezullojnë përkohësisht BSC, "tha Changpeng Zhao, CEO i Binance, në një postim në Twitter të Premten.

Mendohet të jenë vjedhur tokena BNB me vlerë rreth 100 milion dollarë, i tha CNBC të premten një zëdhënës i ekipit BNB të Binance.

Kompania arriti të ngrijë fonde me vlerë 7 milionë dollarë me ndihmën e partnerëve të saj të sigurisë, shtoi zëdhënësi.

Binance Smart Chain (BSC) është një rrjet i zhvilluar nga Binance në vitin 2019. Ashtu si Blockchain-et e tjerë, ai njihet përmes një tokeni të quajtur BNB, që mund të tregtohet ose përdoret në lojëra dhe aplikacione të tjera.

Në total rreth 1.4 miliardë dollarë kanë humbur për shkak të shkeljeve në urat e komunikimit mes Blockchain-eve që nga fillimi i vitit 2022, sipas të dhënave nga Chainalysis.

Në rastin e Binance, ura e prekur ishte BSC Token Hub, e cila lidh Blockchain-in BSC të Binance me një rrjet tjetër të quajtur BNB Beacon Chain.

Binance, bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë, nuk dha detaje shtesë se si ndodhi hakimi.

Industria e kriptomonedhave ka pasur një vit të vështirë. Tregu ka pësuar një rënie prej 2 trilion dollarësh që nga nga 2021. Kolapsi i Terra-s prej 60 miliardë dollarësh dhe një mjedis makroekonomik në përkeqësim kanë ndikuar rëndë në industrinë e kriptomonedhave.

binace.jpg

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...