Hakerimet e protokolleve DeFi vazhdojnë. Kësaj here pre e tyre bie Temple DAO, Mango, QANPlatform.

Protokolli DeFi Temple DAO u godit nga një hakerim prej 2.3 milion dollarësh

Temple DAO, një protokoll i financave të decentralizuara (DeFi) që u ofron përdoruesve të ardhura nga depozitat, është goditur nga një vjedhje prej 2.3 milionë dollarësh, sipas raporteve të shumta në Twitter.

Hakerimi u vu re fillimisht nga përdoruesi i Twitter “Spreekaway”, i cili postoi një transaksion në Blockchain që u verifikua më vonë nga firma e sigurisë PeckShield.

BlockSec, një firmë tjetër sigurie, identifikoi se shkaku kryesor i hakerimit ishte i lidhur me kontrollin e pamjaftueshëm të aksesit në funksionin “MigrateStake”, i cili është një funksion i kontratës inteligjente të protokollit.

100 milion dollarë u vodhën nga platforma DeFi Mango Markets

Bursa e decentralizuar e financave (DeFi) Mango Markets, me bazë në Blockchain-in e Solanës ka humbur një shumë prej 100 milionë dollarësh si pasojë e një hakerimi që manipulon të dhënat e orakullit të çmimeve.

Hakerimi u identifikua fillimisht nga firma e sigurisë OtterSec, e cila shkroi në Twitter se bursa kishte humbur 100 milionë dollarë për shkak të sulmuesit i cili kishte manipuluar vlerën e kolateralit të tyre origjinal, duke marrë "hua masive" nga thesari i Mango-s.

Ekipi i Mango Markets postoi në Twitter menjëherë pasi i paralajmëroi përdoruesit të mos depozitonin fonde derisa "situata të ishte më e qartë" dhe i kërkoi sulmuesit të kontaktonte me ta për të diskutuar një shpërblim për gabimet.

Ura e Blockchain-it QANplatform goditet për 1 milion dollarë

QANplatform, e cila e shpall veten si rezistente ndaj sulmeve të ndihmuara nga fuqia llogaritëse kuantike, ishte sot objektivi i një sulmi që rezultoi në vjedhjen e 1.4 miliardë tokenave QANX.

Kompania e sigurisë së Blockchain-it Peckshield ishte e para që njoftoi sulmin në një postim në Twitter të etiketuar nga QANplatform.

Sasia e grabitur ishte 1.4 miliardë tokena QANX, sipas Etherscan, e cila u pasua nga transaksione shtesë më të vogla në të njëjtën adresë, këtë herë duke dërguar 28.6 milionë QANX, ose afërsisht 20,500 dollarë.

Menjëherë pasi Peckshield ra në kontakt, QANplatform postoi njoftimin e saj në Twitter, duke u kërkuar njerëzve të mos kryejnë asnjë transaksion me $QANX. Një postim vijues në Twitter tha se të gjitha tregtimet, tërheqjet dhe depozitat në bursat e centralizuara ishin ndërprerë.

86F2080E-7C4B-446E-B19C-2BD666C17077.jpeg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...