Amendamenti në projektligjin e shërbimeve financiare në Mbretërinë e Bashkuar siguron rregullim për asetet dixhitale

Projektligji trajtoi rregullimin e monedhave të qendrushme (stablecoins) dhe vendosi që Autoriteti i Sjelljes Financiare të rregullojë asetet dixhitale, nëse miratohet ligji i ndryshuar.

Një ndryshim në Projektligjin për Tregjet dhe Shërbimet Financiare përpara Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar do të zgjeronte kompetencat e ligjit për të rregulluar promovimin financiar për asetet dixhitale. Amendamenti u shkrua nga deputeti dhe sekretari financiar i Thesarit Andrew Griffith.

Projektligji prej 335 faqesh u prezantua në korrik dhe mori leximin e dytë në Dhomën e Komunave më 7 shtator.

Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA) rregullator financiar i Mbretërisë së Bashkuar, publikoi një letër më 9 gusht, e cila detajonte strategjinë e saj mbikëqyrëse mbi të ashtuquajturin "portofole alternativë" të firmave financiare. Në letër thuhej: “Ne do të publikojmë rregullat përfundimtare për promovimin e aseteve dixhitale pasi Thesari të zyrtarizojë legjislacionin për t'i sjellë ato në kompetencën tonë”.

Shumica e bizneseve të lidhura me kriptografinë në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë nën kontrollin e FCA, megjithëse ata kanë mundësinë të aplikojnë për regjistrim atyre do t'u kërkohet ta bëjnë aplikimin vitin e ardhshëm. Procesi i regjistrimit aktualisht trajton vetëm masat Kundër Pastrimit të Parave dhe Kundër Financimit të Terrorizmit, proces i cili ka rezultuar sfidues për shumë aplikantë.

FCA gjithashtu ndërmori veprime për reklamimin e produkteve financiare me rrezik të lartë në gusht dhe deklaroi në mënyrë eksplicite se kriptomonedhat mund të jenë të rrezikshme. Autoriteti i Standardeve të Reklamimit të vendit ka qenë më agresiv në monitorimin e reklamave të lidhura me kriptomonedhat.

Paraardhësi i Griffith si sekretar financiar Richard Fuller deklaroi në shtator se qeveria ishte e përkushtuar ta bënte Mbretërinë e Bashkuar një "qendër për kriptomonedhat". Më 10 tetor, Komiteti i Parlamentit Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare miratoi projektligjin për Tregjet e kriptomonedhave dhe së shpejti pritet një votim i plotë parlamentar.

CB73C4DB-0306-4790-A4D2-62E947DE3CB6.jpeg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...