Elon Musk u bë zyrtarisht pronar i Twitter-it e cila rriti çmimin e Dogecoin ndërsa FTX mund të lançojë monedhën e tyre të qëndrushme Këto histori dhe më shumë këtë javë në botën e kriptomonedhave.
Blerja e Twitter-it nga Elon Musk përfundoi Ndërsa Elon Musk përfundoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të Twitter, Binance konfirmoi një investim prej 500 milion dollarësh dhe planifikon të ndihmojë me zhvillimin e Blockchain-it në aplikacionin e mediave sociale. Kriptomonedha e preferuar e Elon Musk, Dogecoin, u rrit me 35% ndërkohë që marrëveshja për blerjen e Twitter-it arriti në përfundim. Aktualisht thuhet se Twitter po punon për një portofol prototip që mbështet depozitat dhe tërheqjet e kriptomonedhave.
FTX planifikon të lançojë një monedhë të qëndrueshme (stablecoin) CEO i bursës, FTX, pohoi se firma po punon për të nxjerrë në treg monedhën e saj të qëndrueshme. Sam Bankman-Fried tha se bursa di se si të krijojë një monedhë të qëndrushme dhe ka shumë të ngjarë ta bëjë këtë së shpejti dhe po kërkon një partner përpara lançimit. SBF gjithashtu konfirmoi raportet e mëparshme se FTX po kërkon të mbledhë më shumë fonde për blerje të reja.
Firmat e shërbimeve financiare aplikojnë për marka kripto-sh Shërbimet financiare globale, Visa, Paypal dhe Western Union, kanë paraqitur së fundmi aplikime të reja për markat që mbulojnë kriptomonedhat. Një fragment nga aplikimi i Paypal specifikon softuerin e shkarkueshëm për dërgimin dhe marrjen e monedhave dixhitale, aplikimi i Western Union i dorëzuar në të njëjtën ditë ka referenca për shërbimet e kriptomonedhave. Gjithashtu edhe aplikim i Visa-s mbulon një gamë të gjerë produktesh kripto, duke përfshirë portofolin e vet të kriptomonedhave.
Apple vendos tarifa për tregtinë e NFT-ve Apple sqaroi rregullat e saj për kriptomonedhat dhe NFT-të duke përcaktuar se çfarë lejohen të bëjnë aplikacionet me këto teknologji. Udhëzimet thonë se ndërsa aplikacionet mund të shesin NFT dhe shërbime të lidhura me to, çdonjë nga këto shitje duhet të përdorë mekanizmin e pagesave brenda aplikacionit të Apple nga ku Apple merr deri në 30% të shitjeve brenda appikacionit.
Revolut prezanton programin 'Shpenzoni përmes kriptomonedhave' Aplikacioni dixhital, Revolut, po u ofron klientëve karta të lidhura me kriptomonedhat, në mënyrë që ata të mund ti shpenzojnë ato në blerje online ose blerje të përditshme. Funksioni i ri "shpenzo përmes kriptomonedhave" është krijuar posaçërisht për t'i lejuar mbajtësit e kartave të përdorin bilancin e tyre të kriptomonedhave për të paguar për blerjet e përditshme.
Kryeministri i parë ‘pro kriptomonedhave’ në Mbretërinë e Bashkuar Ndërsa Britania e Madhe lufton me trazirat politike dhe ekonomike, kryeministri i ri duket të jetë një entuziast i kriptomonedhave. Rishi Sunak ishte pas njoftimit në prill të këtij viti të planit të qeverisë britanike për ta bërë vendin një qendër globale të teknologjisë së aseteve dixhitale. Megjithatë, kritikët janë të shqetësuar për mbështetjen e Sunak për zhvillimin e monedhave dixhitale të Bankës Qendrore.
Singapori mbështet monedhat e qëndrushme (stablecoins) Autoriteti Monetar i Singaporit (MAS) ka paraqitur projekt-rregullore që synojnë të kufizojnë tregtimin e kriptomonedhave për investitorët, duke nxitur gjithashtu zhvillimin e monedhave të qëndrueshme. Deklarata përshkruan monedhat e qëndrueshme si një mjet të besueshëm këmbimi. MAS ka bërë me dije se ka në plan të zgjerojë kuadrin rregullator për të garantuar stabilitetin e sektorit të aseteve dixhitale.
Google Cloud po integron Ethereum-in Google Cloud po lançon shërbimin e vet të nyjeve për zhvilluesit e Web3. Ethereum do të jetë Blockchain-i i parë i mbështetur nga shërbimi i ri, i quajtur Blockchain Node Engine, duke u mundësuar zhvilluesve të menaxhojnë plotësisht nyjet e Ethereum përmes Blockchain-it duke e bërë procesin më të lehtë, më të shpejtë dhe më të sigurt.
Ozzy Osbourne trondit Metaverse Festivali Ozzfest i legjendës së rock-ut Ozzy Osbourne do të lançohet në Metaverse. Festivali i muzikës hard rock i cili u zhvillua çdo vit deri në vitin 2018 do të rikthehet në Decentraland. Ky është festivali i parë i muzikës rock që hyn në Metaverse, ku mund të marrësh pjesë falas, por pronarët e koleksionit të Ozzy's Cryptobatz NFT do të kenë akses VIP.