Si planifikon Coinbase t'i bëjë më të lehta transaksionet me kripto?

Coinbase ka njoftuar një partneritet me Ethereum Name Service (ENS) që do t'u mundësojë përdoruesve të tij të marrin një emër përdoruesi në Web3. Në vend që të përdorin një adresë frikësuese me 42 karaktere për të dërguar dhe marrë kriptomonedha dhe Nft, përdoruesit e Coinbase tani mund të kërkojnë një emër përdoruesi falas “name.cb.id” duke përdorur shtesat e portofolit të tyre, tha exchang-i në një njoftim në faqen e saj të internetit.

Në njoftimin e tij, Coinbase tha se qasja universale në Web3 është e nevojshme, "në mënyrë që të krijohet një sistem financiar i hapur për botën". Për këtë qëllim, ai shpjegoi se "nxitja e adoptimit të një standardi të emrit të përdoruesit të lexueshëm nga njeriu është një pjesë kyçe për ta bërë Web3 të përshtatshëm për të gjithë". Sipas Coinbase, një emër përdoruesi është komponenti i parë që përbën identitetin Web3 të një përdoruesi. Falë veçorisë së re, të ofruar nga ENS, përdoruesit e Coinbase tani mund të marrin një emër përdoruesi falas "name.cb.id" në web3, të cilin mund ta përdorin më pas si bazë të identitetit të tyre në Web3.

Për të lexuar artikullin e plotë ndiqni linkun https://cryptalb.com/coinbase-ens.php

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...