Ngjarjet kryesore rreth botës së kriptomonedhave

Bitcoin tejkalon Nasdaq, bashkëthemeluesi i MakerDAO gjendet i vdekur në Puerto Riko ndërsa adoptimi i kriptomonedhave vazhdon të ritet. Ja cilat qenë ngjarjet më të rënësishme këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Bitcoin e tejkalon NASDAQ
Bitcoin rifitoi nivelin prej 21,000 dollarësh pas rënies së tij si pasojë e njoftimit të Rezervës Federale (FED), e cila shpalli një rritje tjetër të normës së interesave. Bitcoin është rritur me 10%, dhe kriptomonedhat kryesore po tregtohen në çmime që nuk janë parë që nga shtatori. Ndërkohë, tregjet kryesore të aksioneve ranë pas njoftimit të FED.

Bashkëthemeluesi i MakerDAO vdes në moshën 29-vjeçare
Nikolai Mushegian, bashkëthemelues i platformës së kriptomonedhave MakerDAO dhe monedhës së qëndueshme (stablecoin) DAI, u gjet i vdekur në Porto Riko javën e kaluar. Policia thotë se nuk ka asnjë provë për vrasje në vdekjen e burrit që shkroi në Twitter se kishte një komplot kundër tij vetëm disa orë para se të gjendej i vdekur.

JPMorgan ekzekuton tregtinë e saj të parë në DeFi
JP Morgan ka ekzekutuar me sukses transaksionin e saj të parë ndërkufitar duke përdorur financat e decentralizuara (DeFi) në Polygon. Tregtia u lehtësua nga Autoriteti Monetar i Projektit Guardian të Singaporit, një program pilot për të eksploruar aplikacionet e mundshme DeFi në tregjet e financiare.

Menaxherët e aseteve nxjerrin ‘Crypto 401(K)’
Një nga menaxherët më të mëdhenj të aseteve në botë, Fidelity, do të fillojë të shpall planet e pensionimit duke ofruar Bitcoin-in si mundësi për të investuar. Në mënyrë të ngjashme, një tjetër ofrues 401(k) me bazë në San Francisko, ForUsAll, tha se rreth 50 nga 550 klientët e tij kanë filluar tashmë t'i lënë punëtorët të vendosin kursimet e tyre të pensionit në Bitcoin dhe Ethereum.

Përdoruesit e Instagram-it së shpejti do të jenë në gjendje të shesin NFT
Instagram njoftoi se, ata do t'i lejojnë krijuesit dixhitalë të krijojnë dhe shesin NFT direkt nga platforma e mediave sociale. Aplikacioni së fundmi i lejoi përdoruesit, nga 100 vende të ndryshme të botës, të lidhen me portofolet e tyre dixhitale dhe të shfaqin NFT-të që ata kanë krijuar ose blerë. Përditësimi i fundit do t'i lejojë krijuesit të kenë një "paketë veglash" për krijimin, lançimin dhe shitjen e NFT-ve.

MoneyGram mundëson blerjet me anë të kriptomonedhave
Moneygram ka lançuar një shërbim të ri kriptomonedhash për të lejuar klientët ti blejnë, shesin dhe ruajnë ato duke përdorur aplikacionin e MoneyGram. Fillimisht, mbështeten tre kriptomonedha: Bitcoin, Ethereum dhe Litecoin. Funksionaliteti i ri po mundësohet nga bursa e kriptove Coinme, në të cilin MoneyGram bëri një investim strategjik në fillim të këtij viti.

GameStop mbështet NFT-të e Immutable X
Shitësi i video-lojërave GameStop ka deklaruar mbështetjen për NFT-të e krijuara nga Immutable X. Asetet nga lojërat Web3 si Gods Unchained dhe Illuvium mund të blihen dhe shiten përmes platformës GameStop NFT. Artikujt që tregtohen në platformën GameStop NFT përfshijnë edhe kartat e tregtimit dixhital dhe parcela toke të personalizueshme.

Bien të ardhurave e bizneseve në kripto
Gjendja e tregut duket se po rëndon mbi bizneset e kriptove siç raportohet në të ardhurat e tyre. Coinbase raportoi se të ardhurat e saj ranë rreth 50% nga viti i kaluar pasi aktiviteti tregtar u zvogëlua. Gjithashtu Robinhood deklaroi se të ardhurat nga kriptomonedhat ranë me 12% në tremujorin e fundit, megjithëse vëllimi i përgjithshëm i tregtimit të kompanisë u rrit gjatë të njëjtës periudhë.

Banka qendrore kineze tha se juani dixhital do të ofrojë 'anonimitet të kontrollueshëm'*
Guvernatori i bankës qendrore kineze, Yi Gang, në një fjalim të fundit në Javën e Fintech në Hong Kong, foli për përparimin e monedhës së tyre kombëtare dixhitale të quajtur ‘juani dixhital’. Gjatë fjalimit të tij, Yi vuri në dukje se juani dixhital po pozicionohet si një alternativë ndaj parave fiat në Kinë e cila është një vend me një infrastrukturë të fuqishme pagesash dixhitale. Ai shtoi se “mbrojtja e privatësisë është një nga çështjet kryesore në axhendën tonë”.

c8b2f3db-6d2a-487b-8243-633826549dd7-image.png

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...