Sesioni aziatik solli një “masakër” të tregut të kriptomonedhave. Të gjitha kriptomonedhat kryesore patën një rënie të fortë duke ulur kapitalin global të tregut të kriptomonedhave nën 1 trilion dollarë si pasojë e frikës nga falimentimi i FTX. Por çfarë e shkaktoi këtë frikë?
Kjo frikë erdhi si pasojë e një lufte ekonomike midis Changpeng Zhao (CZ), CEO-s së Binance dhe CEO-s së FTX, Sam Bankman-Fried (SBF).
CZ deklaroi se do të përpiqej t'i shesë tokenat e bursës FTX në një mënyrë që "minimizon ndikimin në treg" dhe tha se shitjet e tyre do të kërkonin deri në "disa muaj për t'u përfunduar" për shkak se Binance zotëronte tokena me vlerë rreth 2.1 miliardë dollarë, deklaratë e cila solli rritje të tërheqjeve të fondeve nga bursa FTX.
Pas deklaratës së CZ reagoi CEO e Alameda Research, Caroline Ellison, e cila u ofrua të blinte zotërimet FTT të Binance për 22 dollarë/token, ofertë e cila u refuzua nga CZ duke thënë se donte që ti shiste tokenat në një treg të hapur.
FTT dhe BNB janë tokenat përfaqësues të FTX dhe Binance. Por cili është ndryshimi mes tyre?
FTT është një token i cili nuk ka dobi ndërsa BNB përdoret për shërbimet brenda rrjetit Binance Smart Chain. Pra, ndryshe nga BNB, FTT është një aset i pambështetur.
Shumë njerëz nuk e dinë por, CZ inkuboi FTX dy vjet më parë. Ata nuk do të ishin këtu sot pa Binance. Sipas një raporti thuhet se ata janë paguar 2.4 miliardë dollarë nga SBF në USDT dhe FTT. Kjo duhet të kishte ndezur këmbanat e alarmit për CZ.
Pse do të pranonte ai FTT? Tani e dimë pse, Sam kishte dëshpërimisht nevojë për të mbajtur lart vlerën e FTT-së në mënyrë që të vazhdonte të tërhiqte investitorë të jashtëm.
Duke parë provat se FTT është thjesht një skemë masive, CZ filloi të shesë zotërimet e tij të FTT e cila shkaktoi këtë rënie të çmimeve të kriptomonedhave.