Falimentimi i FTX, historia që nisi trazirat në kripto

FTX, bursa e tretë më e madh në botën e kriptomonedhave falimentoi “brenda natës”. Vlera e bursës ra nga 32 miliardë dollarë në 0. Sam Bankman-Fried (SBF) është themeluesi dhe CEO i FTX. Ai gjithashtu themeloi një fond investimi të quajtur Alameda Research. SBF u bë i famshëm pasi ishte djali që bleu Bitcoin me çmim të ulët në SHBA dhe i shiti ata në Kore dhe Japoni me çmim më të lartë.

Një javë më parë pati një publikim të pasqyrës financiare të Alameda Research, e cila tregon një marrëdhënie të ngushtë midis dy kompanive të SBF. FTX ka tokenin e vet të quajtur FTT. FTT u jep zotëruesve akses për tarifa më të ulëta tregtare në platformën FTX. Këtu fillojnë problemet.
Rezulton se 6 nga 12 miliardë dollarë të aseteve të Alameda-s ishin tokena FTT, deri tani kjo nuk përbën problem, por nëse diçka do të ndodhte me FTT, Alameda mund të mos jetë në gjendje të shesë të gjithë FTT me vlerë 6 miliardë dollarët dhe nuk do të të jetë në gjendje të mbulojë borxhet që ka.

Gjithashtu rezultoi se Alameda po i përdorte ato 6 miliardë dollarë FTT si kolateral për të marrë para nga depozitat e klientëve në FTX. Pra, ata në thelb vendosin tokenat si kolateral për të marrë para të vërteta për të tregtuar, gjë që mund të sjellë një problem të madh nëse diçka shkon keq.

CZ themeluesi i Binance, bursës numër një në botën e kriptomonedhave, investoi në fillimet e FTX. CZ mori një sasi tokenash FTT me vlerë 2 miliardë dollarë.

Para disa ditësh CZ tha se Sam po u tregonte rregullatorëve marrëzi për të, gjithashtu CZ u tha 7 milionë ndjekësve të tij në Twitter se ai po planifikonte të shiste të gjithë tokenat FTT që zotëronte. Njerëzit e dinë se ky veprim ul çmimin dhe ata filluan të shisnin tokenat e tyre FTT.
Vlera e FTT-ve prej 6 miliardë dollarësh që zotëron Alameda po binte ndjeshëm, situatë e cila do të shkaktonte falimentimin. Problemi ishte se nëse ata falimentonin, do të humbnin të gjitha ato para që morën hua nga FTX. Kjo do të thotë se FTX nuk do të kishte para për të mbuluar çdo tërheqje nga klientët, kështu që FTX ndaloi tërheqjet dhe njerëzit u kapluan nga paniku.

Sam i bëri thirrje CZ-së për të blerë FTX-in në mënyrë që të shpëtonte klientët e tij. Një ditë pasi ata hynë në një marrëveshje paraprake ku thuhej se Binance do të blinte FTX, CZ-ja pasi kishte kontrolluar pasqyrën financiare të FTX u tërhoq nga marrëveshja.
Pas kësaj marrëveshje të pasuksesshme FTX bëri kërkesë për falimentim. Kushdo që ka para në FTX nuk do t'i shohë më kurrë ato para. Pasuria e Sam Bankman-Fried ishte 16 miliardë dollarë ditën e Hënë, ndërsa tashmë është 0.

1434_aHR0cHM6Ly9zMy5jb2ludGVsZWdyYXBoLmNvbS91cGxvYWRzLzIwMjItMTEvZWNhNmE2YmEtNjBiZC00YjkxLWI1Y2UtMjg4NDk5MmU3YjAzLmpwZw==.jpg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Miratohen aplikimet për Bitcoin ETF, por ky miratim nisi më pare me një lajm të rremë. Një përditësim i ri po diskutohet për Ethereum, ndërsa SEC ka...

Bitcoin ETF miratohet zyrtarisht nga SEC

Komisioni i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë i SHBA-së ka miratuar zyrtarisht fondet e para të tregtueshme të rregulluara në Shtetet e Bashkuara të...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk shkakton polemika si pasojë të një citimi të gabuar gjatë prezantimit të BitKey të Dorsey. Coinbase ju lejon të dërgoni para përmes mediave...