Ngjarjet që përkeqësuan tregun e kriptomonedhave

FTX një nga bursat më të mëdha në botën e kriptomonedhave deklaroj falimentimin ndërsa bursat e tjera paraqesin prova të rezervave të tyre për të shmangur panikun në treg dhe krizat e likuiditetit.

A do të rimëkëmbet tregu i kriptomonedhave pas këtyre ngjarjeve?

FTX deklaroi falimentimin
Pasi tronditi industrinë e kriptove si pasojë e një krize likuiditeti, FTX ka paraqitur për falimentim në SHBA. Në deklaratë thuhet se FTX dhe rreth 130 firma të lidhura me të kanë filluar procedurat vullnetare për t'i ofruar Grupit FTX mundësinë për të maksimizuar rikuperimet ndaj investitorëve. Sam Bankman-Fried ka dhënë dorëheqjen nga roli i CEO.

Binance hoqi dorë nga blerja e FTX-it
Vetëm një ditë pasi CEO i Binance, Changpeng Zhao njoftoi se kishte arritur një marrëveshje paraprake për të blerë FTX-in, ai hoqi dorë. Pasqyra financiare e FTX ishte faktori kryesor që Binance u tërhoq nga marrëveshja, duke e detyruar FTX të deklaronte falimentimin. CEO i Binance, Changpeng Zhao, ka paralajmëruar se më shumë kompani mund të falimentojnë në javët e ardhshme si rezultat i rënies së FTX.

Miliona tokena përfundojnë në listën e zezë pas hakimit të FTX
Disa portofole të lidhur me FTX u gjetën duke transferuar kriptomonedha me vlerë miliona dollarë pa një njoftim zyrtar vetëm një ditë përpara paraqitjes së falimentimit. Brenda pak orësh, FTX konfirmoi në Telegram se transferimet e fondeve ishin pjesë e një hakerimi të vazhdueshëm. Tether futi në listën e zezë tokena USDT me vlerë 31 milionë dollarë të lidhur me këto transaksione.

Bursat e kriptomonedhave publikojnë prova të rezervave të tyre
Për të qetësuar investitorët e shqetësuar dhe për të parandaluar ngjarje të njëjta me FTX-in, bursat e kriptove kanë filluar të publikojnë prova të rezervave për të ndaluar largimet e investitorëve nga platformat e tyre. Binance konfirmoi se ata kanë mbi 70 miliardë dollarë të shpërndara në Bitcoin, Ethereum, BNB dhe monedha të qëndrushme (stabelcoins). Ndërkohë, Crypto.com zbuloi se mban 20% të rezervave të saj në Shiba Inu, një monedhë meme shumë spekulative e cila nuk ka asnjë dobi.

Investitorët e FTX zhyten në humbje
Një listë e gjatë investitorësh që FTX ka arritur ti tërheqë gjatë viteve të fundit, tani vuajnë nga kolapsi i tij. Kjo listë përfshin: BlackRock i cili është menaxheri më i madh i aseteve në botë, Fondi i Pensionit të Mësuesve të Kanadasë, kompaninë e Formula 1, Mercedes dhe shumë investitorë të tjerë dhe sipërmarrës të famshëm.

Shtëpia e Bardhë bën thirrje për ndjekjen e politikave të duhura rregullatore
Shtëpia e Bardhë dhe Komiteti Bankar i Senatit kanë bërë thirrje për rregullimin e duhur të kriptomonedhave pas falimentimit të FTX. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, komentoi se është thelbësore që mbikëqyrësit financiarë të shqyrtojnë atë që çoi në kolapsin e FTX, për të kuptuar plotësisht sjelljen e keqe dhe abuzimet që ndodhën.

Paqëndrueshmëria rritet pas krizës së FTX
Strategët e JPMorgan u thanë klientëve të tyre se kriza FTX injekton paqëndrueshmëri të konsiderueshme në tregun e kriptomonedhave, duke e quajtur atë "momenti Lehman" i kriptove, moment i cili i referohet kolapsit të bankës së investimeve në vitin 2008 dhe deklaruan se kjo situatë mund të jetë më problematike nga se duket, pasi njësitë ekonomike me bilanc mjaft të fortë për të qenë në gjendje të shpëtojnë firmat me kapital të ulët në ekosistemin e kriptomonedhave po bëhen gjithnjë e më e vështirë për t'u gjetur.

65d40e77-6572-4b7d-90ca-0304d96a837c-image.png

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...