Çfarë po ndodh me Solanan?

Askush nuk e mendonte se FTX do të paraqiste falimentimin duke përkeqsuar gjendjen e tregut dhe do të vendoste në krizë shumë projekte të cilat ata kanë investuar në fillimet e tyre. Një ndër këto projekte që po has veshtirësi pas paraqitjes për falimentim nga FTX është dhe Solana.

Sa kohë do të vuajë Solana nga kjo rënie?

Një pjesë e madhe e tokenave të Solana-s janë të lidhur me FTX-in, që do të thotë se bursa e falimentuar do të ketë akses në miliona tokena të Solanas deri në janar 2028.
Solana ka humbur 60% të vlerës së saj brenda një jave për shkak të ekspozimit të saj ndaj bursës së kriptove FTX, e cila mund të vazhdojë të ndjekë "vrasësin Ethereum" edhe në të ardhmen.

Ekspozimi ndaj FTX dhe Alameda Research dëmtoi çmimin e Solanës

FTX dhe firma e investimeve Alameda Research do të kenë kontroll mbi 50 milionë SOL, sipas deklaratës së Solanës të lëshuar më 10 nëntor.
Subjektet FTX morën 4 milion SOL nga Fondacioni i Solanas më 31 gusht 2020. Ata gjithashtu filluan të marrin një pjesë prej 12 milion SOL nga 11 shtator 2020 dhe gati 34.52 milion SOL nga 7 janar 2021, përmes një " mekanizmi linear të zhbllokimit mujor".
Për më tepër, entitetet e FTX filluan të marrin pjesë të një rezerve 7.5 milionë SOL nga Solana Labs më 17 shkurt 2021. Një transaksion me vlerë 62,000 SOL midis të njëjtave entitete mbetet i pashlyer.
Shumica e tokenave SOL të premtuara për FTX dhe Alameda nuk janë shpërndarë ende, që do të thotë se firma nuk i ka ende në zotërim, por është e detyruar t'i shpërndajë ato përmes mekanizmit linear të zhbllokimit mujor deri në janar 2028.
Kjo e lë tregun me mëdyshje rreth asaj që mund të ndodhë me tokenat SOL pasi ato të zhbllokohen, duke pasur parasysh paraqitjen e falimentimit të FTX që ka të ngjarë të ngrijë të gjitha fondet e mbetura.
Gjithashtu, firma thuhet se ka 9 miliardë dollarë detyrime kundrejt një bilanc prej 1 miliard dollarësh, gjë që mund t'i shtyjë administratorët e saj të likuidojnë zotërimet e saj SOL për të shlyer debitorët.
Për të shmangur një skenar të tillë, Solana mund të bëjë ndryshime teknike në shpërndarjen e tokenave të saj, duke reduktuar ndikimin e FTX. Një propozim rreth shpërndarjes së tokenave, i paraqitur më 13 nëntor tregonte disa opsione.

Çfarë ka rezervuar e ardhmja për Solanën?

Të dyja si Solana Foundation dhe Solana Labs kanë treguar se do të vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e ekosistemit përmes: financimit, eventeve dhe ndihmës që u japin zhvilluesve. Ky duket një fillim i mirë por, vështirësia më e madhe do të jetë rifitimi i besimit të zhvilluesve, i cili do të varet nga Vlera Totale e Kycur (TVL) e Solanas sepse shumica e zhvilluesve janë në mëdyshje si pasojë e situatës që është krijuar nga lidhja e saj me FTX.

Në pikëpamjen afatgjatë Solana duket se do të mbijetojë edhe pse përflitet se ajo mund të jetë Luna e rradhës. Solana ka për të mbijetuar vetëm nëse ajo do të vazhdojë të sjell inovacion dhe protokolle të reja në Blockchain. Për momentin Solana ndodhet në një situatë kritike nga e cila ajo ose do të vazhdojë të lulëzoj ose do të kthehet në një ‘Blockchain të harruar’. Gjithcka do të varet nga veprimet e rradhës të komunitetit të saj.

354250d4-e5cf-4ebc-85eb-812477e8e620-image.png

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...