Më shumë gjigantë kriptosh rrezikojnë të bien

El Salvador deklaroi se do të blej një Bitcoin në ditë, Pantera Capital zbulon objektivin e saj rreth çmimit të Bitcoin-it ndërsa saga FTX vazhdon të përhap panik në botën e kriptomonedhave. Këto histori dhe më shumë këtë javë në kripto.

El Salvador do të blejë 1 Bitcoin çdo ditë
Presidenti i El Salvadorit Nayib Bukele njoftoi se vendi i tij do të blinte një Bitcoin çdo ditë. Gjatë vitit të kaluar, Bukele ka qenë i hapur për të blerë Bitcoin gjatë momenteve të krizës në tregjet e kriptove. Kombi i Amerikës Qendrore aktualisht mban një thesar me më shumë se 2000 BTC, me vlerë rreth 40 milionë dollarë.

Fondi investimeve parashikon ndryshimin e trendit të tregut të kriptove
Fondi investimeve, Pantera Capital, thotë se ngjarja e ardhshme e përgjysmimit të Bitcoin do të nxisë ndryshimin e trendit të tregut. Nëse historia përsëritet, Pantera parashikon se çmimi i Bitcoin do të rritet në 36,000 dollarë në prag të përgjysmimit të ardhshëm që pritet të ndodhë në mars 2024 dhe më pas do të vazhdojë ecurinë e tij në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave duke arritur 149,000 dollarë.

Mungojnë të paktën 1 miliardë dollarë nga fondet e klientëve të FTX
Të paktën 1 miliard dollarë nga fondet e klientëve i mungojnë FTX. Shuma prej 10 miliardë dollarë nga fondet e klientëve u transferuan fshehurazi nga FTX tek Alameda Research. Një pjesë e konsiderueshme e shumë thuhet se është zhdukur. CEO i sapoemëruar i FTX, John Ray III, e ka dënuar Sam Bankman-Fried për dështimin e kontrollit të korporatës.

Sekuestrohen asetet dixhitale të FTX
Komisioni i Letrave me Vlerë i Bahamas ka ndërmarrë veprimin për të kryer transferimin e të gjitha asetet dixhitale të filialit të FTX në Bahamas drejt një portofoli dixhital të kontrolluar nga Komisioni. Rregullatori tha se veprimi i përkohshëm rregullator ishte i nevojshëm për të mbrojtur interesat e klientëve dhe kreditorëve të FTX.

Rënia e FTX ndikon negativisht shumë kompani
Rënia e FTX ka ndikuar në shumë platforma duke i detyuar këto të fundit të ndalonin tërheqjet. Një nga platformat që ndaloi tërheqjet ishte Genesis. Disa raporte pretendojnë se BlockFi ka nisur rrugëtimin drejt falimentimit pas ndalimit të tërheqjeve. SALT Lending gjithashtu ka pranuar ekspozimin ndaj FTX dhe ka ndaluar depozitat dhe tërheqjet.

Çmimi i Grayscale bie në nivele rekord
Çmimi i aksionit të ‘Grayscale Bitcoin Trust’ ka rënë në një nivel rekord. Investitorët e GBTC kanë përjetuar një humbje prej 83% që nga viti i kaluar, duke tejkaluar rënien prej 74% të çmimit të Bitcoin. Megjithatë, disa e shohin këtë si një mundësi, me Cathie Wood's Ark Invest që ka blerë gati 3 milionë dollarë aksione këtë javë.

Shumë të famshëm janë përfshirë në padinë e FTX
Themeluesi i FTX, Sam Bankman-Fried dhe personazhe të famshëm, duke përfshirë Tom Brady, Gisele Bündchen, Stephen Curry dhe Shaquille O'Neal, janë përfshirë në padinë e FTX. Ankesa është krijuar nga investitorët e jo të sofistikuar. Si rezultat, konsumatorët amerikanë pretendojnë së bashku një dëmshpërblim prej 11 miliardë dollarë.

Rendimenti i depozitimit (staking yield) të Ethereum rritet ndjeshëm
Tregu i financave të decentralizuara po bëhet gjithnjë e më tërheqës. Kjo është vën re në rendimentet e Ethereum të cilat kanë arritur nivelet e tyre më të larta që pas Bashkimit të Ethereum (Ethereum Merge). Përdoruesit e shërbimeve të depozitimit janë aktualisht në gjendje të marrin mbi 10% në vit, ndërsa rendimenti i fituar nga strategjitë më të rrezikshme të huamarrjes rekursive ka arritur deri në 25%.

54CE2027-1BF1-4769-B8D6-EB38FCB8739F.jpeg

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...