Çfarë po i shkakton këto luhatje çmimesh në kripto?

Bursa e kriptove u hakerua më 12 nëntor, disa orë pasi u paraqit falimentimi. Sipas një dosjeje gjyqësore të 17 nëntorit nga CEO i ri i FTX, John J. Ray III, një entitet i panjohur transferoi të paktën 372 milionë dollarë nga FTX në një portofol të jashtëm.

“FTX është hakuar. Të gjitha fondet duket se janë zhdukur”, shkroi një administrator i Rey në kanalin zyrtar Telegram të FTX.

Haker i ashtuquajtur "kapelja e zezë" që vepron me qëllime keqdashëse, filloi të konvertonte asetet e vjedhura në Ethereum, DAI dhe BNB duke dërguar fonde përmes një shumëllojshmërie urash në Blockchain. Sulmuesi e bëri këtë për të parandaluar ngrirjen e fitimeve të paligjshme. Është një fakt më pak i njohur që monedhat e qëndrueshme si USDC dhe USDT kanë funksione të ngrirjes dhe listës së zezë të integruara në kontratat e tyre, duke lejuar emetuesit e tyre përkatës të ndalojnë transaksionet dhe të konfiskojnë fondet.

Meqenëse koha ishte thelbësore, hakeri humbi mijëra dollarë nga shkëmbimi i sasive të mëdha të tokenave në mënyrë të shpejtë. Vetëm ky fakt tregon se ky portofol ka të ngjarë të mos kontrollohet nga qeveria ose rregullatorët Bahamian (flitej se rregullatorët Bahamian fshiheshin pas hakerit), pasi ata do të dëshironin të ruanin asetet për hir të kreditorëve të FTX. Vetëm një aktor dashakeq do të shkaktonte qëllimisht humbjen në tregti për të parandaluar sekuestrimin e aseteve.

Çfarë dimë ne?

Gjatë kaosit të rënies së FTX, një person i panjohur vodhi të paktën 372 milionë dollarë nga FTX. Deri në fundjavën e kaluar, shumica e këtyre parave mbaheshin në Ethereum, por hakeri kohët e fundit ka filluar të shesë Ethereum-et për ta kthyer atë në Bitcoin. Sipas analizës në Blockchain, hakeri ka ende 164 milionë dollarë në Ethereum gjithashtu ne e dimë se ka të paktën 72 milionë dollarë në Bitcoin. Ai gjithashtu zotëron 19 milionë dollarë asete në Solana.

Ne nuk e dimë se kush është ky haker dhe arsyet e veprimeve të tij, por duket se ai po përpiqet të pastrojë asetet e vjedhura në mënyrë që ato të mund të përdoren në botën reale. Ne duhet të përcaktojmë ende se çfarë do të bëjë hakeri me Bitcoin-at e tij, por ai ka të ngjarë të përpiqet ti fshehë ato përmes bursave të Bitcoin.

Pse ka rëndësi kjo?

Hakeri i FTX duket se po shkakton turbulenca në kripto, por nëse je një investitorë me pikëpamje afatgjatë ky ‘shqetësim’ nuk është shumë i rëndësishëm. Nëse je një tregtar kriptosh, kjo mund të jetë e rëndësishme për ju. Meqenëse e dimë se hakeri po shet Ethereum-et e tij për Bitcoin, disa tregtarë po përpiqen të shesin Ethereum-et përpara hakerit. Sjellje si këto mund të ushtrojë presion mbi çmimin e Ethereum dhe aseteve të tjera që hakeri zotëron, prandaj duhet mbajtur gjithmonë nën vëzhgim çdo lëvizje e hakerit dhe të siguroheni që mund t'i përgjigjeni shitjes apo blerjes që mund të ndërmarrë ai. Megjithatë, nuk pritet që lëvizjet e tij të kenë një ndikim afatgjatë, siç është parë me hakimet e kaluara që ndikimi në çmim zvogëlohet me kalimin e kohës.

Shiko portofolet e hakerit këtu: https://www.chainabuse.com/report/b6fb4e19-66de-48a9-ab2a-06a900a46a81?context=search-[

ab561d30-2fed-455b-a848-011100e7d6b4-image.png

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...