Joe Biden bën thirrjen “kritike” për ndryshimin e rregullave globale të kriptomonedhave pas kolapsit të FTX

Bitcoin-i dhe kriptomonedhat janë vënë nën një kontroll të paprecedentë si pasojë e kolapsit të FTX.

Thirrjet për kontrolle më të rrepta rregullatore janë rritur gjatë javës së fundit pasi shuma e parave që mendohet se është humbur nga FTX dhe fondi i investimeve Alameda Research arrin nivele marramendëse, si dhe kërcënon të ndikojë më shumë në tregun e kriptomonedhave.
Pas mbledhjes së fundit të Grupit të 20 vendeve të industrializuara (G20) në Indonezi, udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse e quajtën "kritike" nevojën për rregulla ndërkombëtare për të qeverisur hapësirën e kriptomonedhave.

Pas mbledhjes së fundit të Grupit të 20 vendeve të industrializuara (G20) në Indonezi, udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse e quajtën "kritike" nevojën për rregulla ndërkombëtare për të qeverisur hapësirën e kriptomonedhave.
"Është thelbësore të ndërgjegjësohet publiku për risqet që vijnë nga investimet në kriptomonedha, të forcohen rezultatet rregullatore dhe të mbështetet një fushë e barabartë loje, duke shfrytëzuar përfitimet e inovacionit," shkruajtën liderët e G20, përfshirë presidentin e SHBA-së Joe Biden.

Muajin e kaluar, Bordi i Stabilitetit Financiar (FSB) përcaktues i standardeve financiare globale, propozoi rregulla që do t'i nënshtrojnë kompanitë dhe tregun e kriptomonedhave ndaj të njëjtave rregulla të ashpra që rregullojnë tregjet tradicionale.
"Ne mirëpresim qasjen e propozuar të FSB-së për krijimin e një kuadri ndërkombëtar për rregullimin e aseteve dixhitale bazuar në parimin: 'i njëjti aset, i njëjti rrezik, e njëjta rregullore'," thanë udhëheqësit e G20, duke shtuar se ata duan të "sigurojnë që ekosistemi i kripto-aseteve, duke përfshirë dhe monedha të qëndrueshme (stablecoins), të monitorohen nga afër dhe ti nënshtrohet rregullores dhe mbikëqyrjes së fortë për të ulur rreziqet e mundshme për stabilitetin financiar."

Bursa FTX me bazë në Bahamas raportohet se ka huazuar depozitat e klientëve tek Alameda Research, një fond investimi i zotëruar gjithashtu nga ish-miliarderi dhe themeluesi Sam Bankman-Fried (SBF), duke humbur deri në 8 miliardë dollarë.

Problemi në bilancin e FTX ka shkaktuar një valë paralajmërimesh nga kompanitë e tjera të kriptomonedhave me ekspozim ndaj FTX dhe i ka shtyrë ata të përpiqen të distancohen nga bursa e falimentuar.
Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen tha se rënia e FTX "tregon nevojën për një mbikëqyrje më efektive të tregut të kriptomonedhave", duke shtuar se të njëjtat mbrojtje të ofruara në tregjet tradicionale duhet të zbatohen për asetet dixhitale.

F2424B69-DB72-42BF-B904-FE21B821E7E2.jpeg

Related Posts

Ja cilat janë ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave

Binance paralajmëron heqjen e monedhave të qëndrueshme për vendet e BE-së. SEC paralajmëron industrinë e kriptomonedhave. Një bursë kriptomonedhash e ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Themeluesi i OneCoin mëson fatin e tij. Coinbase, Telegram dhe MetaMask prezantojnë të gjitha veçori të reja për komunitetet e tyre ndërsa kompanitë e ...

Lajme të mëdha për industrinë e kriptomonedhave

Ark Invest dorëzon aplikimin e parë në SHBA për Ethereum ETF. Kraken zgjeron shërbimet e tij. Google lejon reklamat NFT, ndërsa rregulla të reja për ...