Sipas një raporti të ri, paraqitja e falimentimit nga FTX ka penguar besimin e investitorëve dhe ka krijuar një krizë likuiditeti në tregun e kriptomonedhave, e cila mund të zgjasë ‘dimrin e kriptomonedhave’ deri në fund të vitit 2023.
Një raport kërkimor nga Coinbase që analizon pasojat në ekosistemin e kriptomonedhave, vuri në dukje se falimentimi i bursës së tretë më të madhe në botën e kriptomonedhave ka krijuar një krizë likuiditeti që mund të kontribuojë në një dimër të zgjatur të kriptove. Shumë investitorë kanë investimet e tyre të bllokuara në platformë e FTX pasi ajo deklaroi falimentimin më 11 nëntor. Falimentimi i FTX ka penguar gjithashtu investitorët e mëdhenj të largohen nga ekosistemi i kriptomonedhave. Coinbase theksoi se dominimi i monedhave të qendrueshme (stablecoins) ka arritur një nivel të ri prej 18%, duke treguar se kriza e likuiditetit mund të zgjasë të paktën deri në fund të vitit të ardhshëm.
Kjo vlerëson dominimin relativ të monedhave të qëndrueshme brenda ekosistemit të kriptove në krahasim me kapitalin total të tregut. Ndërsa mbizotërimi i tyre rritet, investitorët në treg po largohen nga asetet dixhitale dhe po u drejtohen monedhave të qëndrueshme. Raporti parashikon se mundësia e përhapjes së kriptove është më e kufizuar, pasi bursa ka paraqitur kërkesën për falimentim, tregu i kriptove mund të shohë "efekte negative" nga palët që mund të kenë dhënë hua dhe të kenë ndërvepruar me FTX ose Alameda. Në një fragment të raportit thuhet: “Ngjarjet fatkeqe që rrethojnë FTX kanë dëmtuar padyshim besimin e investitorëve ndaj aseteve dixhitale. Përmirësimi do të marrë kohë dhe ka shumë të ngjarë që kjo mund të zgjasë ‘dimrin e kriptove’ me disa muaj të tjerë, ndoshta deri në fund të vitit 2023 sipas mendimit tonë.” Rënia e FTX ka sjellë goditje të fort në tregun e kriptomonedhave, veçanërisht në një kohë kur tregjet financiare tradicionale kanë regjistruar një rikthim të rëndësishëm. Nëse nuk do të ishte për këtë krizë të shkaktuar nga FTX, tregu i kriptove do të kishte parë një rritje të ngjashme me tregjet tradicionale.