Huadhënësi më i madh i kriptomonedhave drejt falimentimit?

Rënia e FTX ka pasur një ndikim të rëndësishëm në disa kompani kriptosh. Mes tyre dallohet Genesis. Për të kuptuar problemin, së pari duhet të kuptojmë strukturën e DCG (Digital Currency Group). Të gjithë spekulojnë se falimentimi i Genesis do të ndikonte në DCG. Grayscale është një nga kompanitë në pronësi të DCG, e cila zotëron 643,500 BTC dhe 3,045,000 ETH.

Çfarë është Genesis?

Genesis është huadhënësi më i madh institucional i kriptomonedhave e cila dha mbi 130 miliardë dollarë kredi vetëm në vitin 2021. Shumë institucione i jepnin hua Genesis-it zotërimet e tyre ndërsa shumë kompani si Gemini & Circle Yield përdorin Genesis për të marrë hua.
Për shkak se Genesis ka ndaluar tërheqjet e kriptomonedhave, asnjë nuk ka akses në fondet e tyre. Kjo mund të çojë në më shumë probleme.

Por, çfarë shkoi keq me Genesis?

Këtë vit, huadhënësit e centralizuar kanë qenë në thelb të shumë çështjeve në industrinë e kriptove. Situata aktuale ku ndodhet Genesis nuk bën përjashtim. Sipas raporteve, Genesis kishte hua të papaguara për Alameda Research. Këto kredi ishin marrë në tokenin FTT që shërbente si kolateral. Duke parë pozicionin e Alameda Research, është e lehtë të kuptohet pse kjo është një shqetësim. Për më tepër, kompania ka gjithashtu fonde me vlerë 175 milionë dollarë të mbyllura në një llogari tregtare në FTX.
Kjo nuk është hera e parë që Genesis është në telashe. Në korrik, ajo mori gjithashtu një hua prej 1.2 miliardë dollarësh nga pronari i saj, Digital Currency Group (DCG) e cila ishte një paketë shpëtimi për kreditë e pasigurta të dhëna për 3AC.
Thuhet se Genesis ka të paktën një deficit prej 1 miliard dollarësh në bilancin e saj. Thashethemet janë se ata do të duhet të aplikojnë për falimentim nëse nuk e rregullojnë bilancin e tyre deri në fund të javës.

Kush do të mund ta shpëtojë Genesis?

Në ditët e fundit, firma ka kërkuar të mbledhë të paktën 1 miliard dollarë për të rregulluar bilancin e saj. Firma diskutoi investimet e mundshme nga Binance dhe Apollo Global Management. Për momentin nuk ka arritur të fitojë interes nga investitorët.

Grayscale
Grayscale është një menaxher investimesh në pronësi të Digital Currency Group, i njohur për produktin Grayscale Bitcoin Investment Trust (GBTC). GBTC është entiteti më i madh i investimeve në Bitcoin. Ajo zotëron asete me vlerë rreth 10.5 miliardë dollarë. Është e rëndësishme të theksohet se DCG zotëron rreth 10% të GBTC, me vlerë rreth 1 miliard dollarë. Produkti i dytë më i madh i investimeve të kompanisë është Grayscale Ethereum Trust e cila zotëron asete me vlerë mbi 3.4 miliardë dollarë por, problemet që po has Genesis mund të prekin dhe Grayscale. Kjo mund të sjellë një nga tre skenarët e mëposhtëm:

  • Skenari i parë (më i mirë): Ka ende një shans që DCG të mbledhë 500 milionë dollarë por, kjo do t'i jap Genesis mundësinë që të shlyej kreditorët. Një mënyrë tjetër për të shmangur problemin do të ishte që dikush të blejë kompaninë. Megjithatë, kjo duket e pamundur, sepse Binance e ka tejkaluar marrëveshjen.

  • Skenari i dytë: Genesis duhet të bëjë kërkesë për falimentim. Kjo është e keqe për kreditorët si Gemini, të cilët kanë fonde të bllokuara te Genesis. Kjo mund të çojë në më shumë probleme pasi do të duhet një kohë e gjatë përpara se ata të kenë akses në fondet e tyre. Një mundësi tjetër është që të ketë një ristrukturim brenda kompanisë e cila do të bënte që kreditorët të shmangnin nevojën për procedura të gjata falimentimi.

  • Skenari i tretë (më i keq): DCG mund të vendosë të shesë 10% të aksioneve të GBTC që blenë për 600 milionë dollarë. Kjo do t'i lejonte ata të rregullonin problemin e Genesis. Por kjo do të rezultonte në një humbje prej 400 milionë dollarësh. Gjithashtu kjo do t'i lejonte ata të përmbushnin detyrimet e Genesis dhe të paguanin kreditorët por, kjo mund të ndikojë negativisht në industrinë e kriptomonedhave sepse do të rezultonte në një zhbllokim masiv prej 10 miliardë dollarësh BTC. Ky skenar nuk ka gjasa, pasi do të thotë që DCG-ja të shkatërrojë biznesin e saj më fitimprurës.

Cili skenar mund të ndodh?

Ka shumë gjasa që Genesis të falimentojë. Kjo ngjarje nuk do të bënte që të zhbllokoheshin 10 miliardë dollarë në BTC, për të cilën shumë njerëz kanë frikë. DCG ka ende shumë opsione të tjera për t'u përdorur përpara se të ndërmarrë një hap kaq masiv.
Kjo nuk do të thotë se është e pamundur pasi deri tani kemi parë kompani që gënjejnë për financat e tyre. Për momentin, duhet treguar kujdes dhe të pritet se cili skenar do të ndodhë.

29a7637b-bfe8-4ced-ae68-674afd92692c-image.png

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...