Çfarë duhet të dini rreth Euro CBDC-së dhe pse po organizohen protesta kundër saj?

Ardhja e aseteve dixhitale si Bitcoin në 2008 dhe teknologjia e librit të shpërndarë (DLT) ka nxitur bankat qendrore në mbarë botën të konsiderojnë dixhitalizimin e sistemit monetar dhe prezantimin e monedhave dixhitale të bankës qendrore (CBDC).

Çfarë është euro dixhitale (CBDC)?

Një euro dixhitale është një projekt i bazuar në Blockchain që do të siguronte që qytetarët në Evropë të kenë akses të lirë në një mjet pagese të thjeshtë, të pranuar përgjithësisht, të sigurt dhe të besuar në këtë epokë dixhitale. Monedha dixhitale e bankës qendrore është e krijuar për të qenë të ndryshme nga kriptomonedhat. Në vend që të jetë thjesht një përfaqësim dixhital i parave, një CBDC krijohet si një version plotësisht dixhital i parasë fiat të një vendi. Ai lëshohet ekskluzivisht nga banka qendrore dhe shërben si kurs ligjor.

Qeveritë kanë shpallur projektet e tyre rreth CBDC-ve sepse ato mund të ofrojnë disa avantazhe mbi infrastrukturën aktuale financiare, sic janë:
· Programueshmëria dhe automatizimi i parave
· Pagesa të menjëhershme, duke përfshirë për transaksionet ndërkufitare
· Gjurmueshmëri e lartë për zbatimin më të mirë të AML (Anti-money loundering)
· Rezistenca ndaj manipulimit

CBDC-të u frymëzuan nga zhvillimi dhe rritja e adoptimit të kriptomonedhave. Sidoqoftë, CBDC-të dhe kriptomonedhat janë dy asete dixhitale thelbësisht të ndryshme.

Pse euro CBDC ka sjell protesta dhe cili është shqetësimi kryesor rreth tij?

Kriptomonedhat si Bitcoin janë të decentralizuara dhe autonome. Me fjalë të tjera, Bitcoin nuk qeveriset nga një seli qendrore, por funksionon në mënyrë autonome përmes kodit të ekzekutuar njëkohësisht nga një rrjet kompjuterash të shpërndarë gjeografikisht, ndryshe nga CBDC-ja e cila qeveriset nga banka qendrore. Për më tepër, Bitcoin ka një sasi të limituar në 21 milionë monedha, ndërsa oferta e CBDC-së, mund të rritet pafundësisht e cila tregon se Bitcoin-i dhe kriptomonedhat mbeten asete deflacioniste kundrejt CBDC-së. Euro dixhitale do të imitonte qëllimet bazë të parave fiat duke shërbyer si një mjet pagese e duke mos ofruar karakteristikat bazë të investimit.
Forma të tilla janë të papajtueshme me vizionin dhe parimet e mbështetësve të kriptomonedhave, të cilët mbrojnë një sistem monetar të hapur që nuk bazohet në besimin tek palët e treta si bankat, bankat qendrore ose qeveritë.

Zhvillimi dhe lançimi i CBDC-së shoqërohet nga shumë teste, vlerësime, pengesa dhe defekte. Megjithatë, ky proces duket se nuk është pritur mirë nga qytetarët holandezë, pasi ata kishin protestuar kundër testimit të euro CBDC në Holandë. Protesta ishte paqësore ku investitorë dhe subjekte mbështetës të kriptomonedhave erdhën me pankarta të ndryshme.
Disa nga to lexonin: "Blini BTC", "CBDC, një burg dixhital".
Edhe pse miratimi i euro CBDC si një alternativë për transaksionet monetare ka qenë në rritje. Qytetarët holandezë duken të painteresuar, duke kërkuar përdorimin e plotë të Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera kundrejt euro CBDC-së.

Cili do të jetë ndikimi afatgjatë i Euro CBDC-së në industrinë e kriptomonedhave?

Ekziston një mundësi e madhe që CBDC-të do të zbatohen nga shtetet në mbarë botën në një të ardhme jo shumë të largët, pasi kjo do të siguronte një përmirësim të rëndësishëm mbi paratë aktuale fiat duke ruajtur të gjitha pikat e forta të saj themelore. Edhe pse ekziston një ndryshim thelbësor midis kriptomonedhave dhe CBDC-ve për sa i përket inflacionit dhe korrelacionit me tregjet financiare, zbatimi i CBDC-ve mund të ulë barrierën e adoptimit të kriptomonedhave për një person mesatar duke popullarizuar idenë e parave dixhitale dhe teknologjisë përkatëse si portofolet dixhitale.

Në fund të fundit, të gjitha efektet afatgjata të zbatimit të CBDC-ve mbeten për t'u parë. Tani për tani, investitorët dhe entuziastët e kriptomonedhave mund të mirëpresin CBDC-të si një shenjë e cila tregon se adoptimi edhe më i gjerë i teknologjisë Blockchain dhe kriptomonedhave është i pashmangshëm.

6A6D22E7-8CF4-4045-96F3-17FD0205BD3F.jpeg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Miratohen aplikimet për Bitcoin ETF, por ky miratim nisi më pare me një lajm të rremë. Një përditësim i ri po diskutohet për Ethereum, ndërsa SEC ka...

Bitcoin ETF miratohet zyrtarisht nga SEC

Komisioni i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë i SHBA-së ka miratuar zyrtarisht fondet e para të tregtueshme të rregulluara në Shtetet e Bashkuara të...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk shkakton polemika si pasojë të një citimi të gabuar gjatë prezantimit të BitKey të Dorsey. Coinbase ju lejon të dërgoni para përmes mediave...