Tregu i kriptomonedhave vazhdoi të bjerë këtë muaj që lam pas. Falimentimi i FTX-it ndikoi në përkeqësimin e gjendjes së tregut duke shkaktuar panik te investitorët dhe duke vën në krizë shumë kompani që ishin të lidhura me FTX-in. Përveç falimentimit të FTX ja cilat ishin ngjarjet e tjera që ndikuan më shumë në industrinë e kriptomonedhave:
· Përdoruesit e Instagram-it së shpejti do të jenë në gjendje të shesin NFT. · MoneyGram mundësoi blerjet me anë të kriptomonedhave. · FTX deklaroi falimentimin. · Binance hoqi dorë nga blerja e FTX-it. · Bursat e kriptomonedhave publikojnë prova të rezervave të tyre. · Rendimenti i depozitimit (staking yield) të Ethereum rritet ndjeshëm. · Çmimi i Grayscale ra në nivele rekord. · Joe Biden bëri thirrjen "kritike" për ndryshimin e rregullave globale të kriptomonedhave pas kolapsit të FTX. · Emetuesi i monedhës së qëndrueshme (stablecoin) USDC Circle fitoi licencën e pagesave dixhitale në Singapor. · Menaxherët e aseteve lançuan ‘Crypto 401(K)’. · GameStop mbështet NFT-të e Immutable X. · Google Cloud lidh partneritet me Solanën. · Banka Qendrore e Rusisë deklaroi se po punonte për integrimin e aseteve dixhitale në sistemin financiar lokal. · Për të mbrojtur industrinë e përgjithshme të Blockchain-it dhe tregun e kriptomonedhave, TRON DAO Reserve bleu 1 miliard USDT. · Aptos dhe Google Cloud zbuluan partneritetin mes tyre. · Crypto.com transferoi aksidentalisht Ethereum me vlerë 400 milionë dollarë në një bursë tjetër. · Qeveria amerikane nisi hetimet ndaj SBF. · Pas rënies së FTX, DeFi pa një rritje në përdorim. · Nike lançoi në Web3 platformën e saj të veshjeve. · Koleksioni i parë i NFT-ve të Cristiano Ronaldos u bë i disponueshëm më 18 nëntor si pjesë e një partneriteti ekskluziv me Binance. · Matter Labs rriti një fond prej 200 milionë dollarë për të rritur adoptimin e zkSync. · Binance rinisi dhënien e ofertave për Voyager. · Genesis kërkoi hua urgjente prej 1 miliard dollarësh. · Man Group lançon fondin e investimeve prej 138 miliardë dollarësh. · Balancat e portofolit të prodhuesve të Bitcoin-it ra në nivelin më të ulët të 10 muajve të fundit. · Bybit shpalli një fond prej 100 milion dollarësh për të mbështetur klientët institucionalë · Banka e Japonisë do të testojë Yenin dixhital. · BlockFi paraqet falimentimin.