Çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Telegrami do të ndërtojë një bursë kriptomonedhash të decentralizuar ndërsa Apple bllokon NFT-të e Coinbase. Këto ngjarje dhe më shumë këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Telegrami do të ndërtoj një bursë të decentralizuar
Telegram, njoftoi se kompania do të fillonte të ndërtonte një bursë të decentralizuar, që do të lejonte miliona përdorues të tregtojnë në mënyrë të sigurt kriptomonedhat e tyre. Themeluesi dhe CEO Pavel Durov tha se në këtë mënyrë ata mund të rregullojnë gabimet e shkaktuara nga centralizimi i tepruar, i cili zhgënjeu qindra mijëra përdorues të kriptomonedhave.

Apple bllokon NFT-të e Coinbase
Klientët e Coinbase që përdorin pajisjet e Apple nuk do të jenë më në gjendje të dërgojnë NFT duke përdorur Coinbase. Apple po kërkon që tarifat e gazit për dërgimin e NFT-ve të paguhen përmes sistemit të tyre të blerjeve brenda aplikacionit, që do të thotë se Apple do të mbledhë 30% të asaj tarife. Coinbase tha se nuk do të ishte në gjendje ta përmbushte atë kërkesë sepse sistemi brenda aplikacionit nuk mbështet kriptomonedhat.

Binance ndal tërheqjet e tokenave Ankr
Binance ka ndërprerë tërheqjet e tokenave Ankr si pasojë të një hakimi. Një haker arriti të shfrytëzonte një dobësi në kod që i lejoi atij të krijonte 6 kuadrilion tokena, të cilët u konvertuan më pas në tokena BNB. Ankr u tha bursave të decentralizuara të bllokojnë tregtimin dhe tha se do të ri-shpërndaj tokenat pas vlerësimit të situatës.

BlockFi paraqiti falimentimin
BlockFi ka paraqitur zyrtarisht falimentimin pas ndalimit të tërheqjeve e cila u pa si një përpjekje nga kompania për t'u ristrukturuar. Kompania ishte e para që ndjeu efektin e kolapsit të FTX dhe tha se do të kërkonte të kthente fondet e klientëve sa më shpejt që të ishte e mundur.

Genesis drejt falimentimit
Genesis tha se po kërkon të shmangë falimentimin dhe po punon për të parandaluar atë. Ata filluan diskutimet me investitorët e mundshëm dhe kreditorët e tyre më të mëdhenj, duke përfshirë bursën e kriptomonedhave, Gemini. Financial Times raporton se Genesis dhe kompania e saj mëmë Digital Currency Group u kanë borxh klientëve të Gemini rreth 900 milionë dollarë.

Kompania Kraken lajmëroi se do të pushojë nga puna 30% të stafit të saj
Kraken do të largojë nga puna rreth 1,100 punonjës për shkak të dimrit të kriptomonedhave. Firma tha se që nga fillimi i këtij viti, faktorët makroekonomikë dhe gjeopolitikë kanë çuar në ulje të konsiderueshme të vëllimeve të tregtimit dhe regjistrimeve të klientëve të rinj. Gjithashtu ata deklaruan se kishin evaluar të gjitha opsionet e mundshme për të parandaluar largimet e punonjësve nga puna.

Banka Qendrore Evropiane ka pohuar se Bitcoin është drejt fundit
Stafi i lartë i ECB-së publikoi një blog të titulluar "Qëndrimi i fundit i Bitcoin-it”. Në të thuhej se Bitcoin-i nuk duket të jetë as i përshtatshëm si një formë pagese dhe as si një formë investimi. Sipas tyre Bitcoin-i nuk duhet të trajtohet as nga politikat rregullatore dhe si rrjedhim nuk duhet të legjitimohet.

Sam Bankman-Fried flet hapur në intervistë
Në një bisedë me ABC, themeluesi i FTX, Sam Bankman-Fried tha se ai nuk e dinte që depozitat e klientëve të FTX-it po përdoreshin për të paguar kreditorët e Alameda Research. Ai gjithashtu shtoi se i kanë mbetur vetëm 100,000 dollarë në llogarinë e tij bankare. Intervista e tij shkaktoj një sër reagimesh nga të cilat spikatën kërkesat për burgimin e tij.

5EE00057-37F4-449D-B0D7-C3A063261769.jpeg

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...