Mbretëria e Bashkuar rrit mbështetjen ndaj kriptove përmes reformave të shërbimeve financiare

Reformat përfshijnë rregullimin e monedhave të qëndrueshme (stablecoins) si një mjet pagese dhe krijimin e një shërbimi ku firmat dhe rregullatorët mund të testojnë teknologji të reja financiare.

Kancelari i Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Hunt, paraqiti një sërë reformash që synojnë "të nxisin rritjen dhe konkurrencën" në sektorin e shërbimeve financiare të vendit duke përfshirë përpjekjet që mbështesin kriptomonedhat.
Në një njoftim, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar theksoi se do të krijojë një kuadër rregullator më të zgjuar për vendin që e përshkruan si "më pak të kushtueshëm dhe më të përgjegjshëm ndaj teknologjive në zhvillim".

Temat e përmendura në njoftim përfshijnë konsultimin mbi propozimet për krijimin e një monedhe dixhitale të bankës qendrore (CBDC), sjelljen e monedhave të qëndrueshme në perimetrin rregullator dhe krijimin e një shërbimi që lejon firmat dhe rregullatorët të testojnë teknologji të reja që kanë potencial për të transformuar tregjet financiare.
Të gjitha këto janë pjesë e projekt-ligjit për Shërbimet dhe Tregjet Financiare (FSM) të shpallur në tetor. Sipas Hunt, ndryshimet do të tregojnë statusin e Mbretërisë së Bashkuar si një qendër konkurruese globale e shërbimeve financiare.

Andrew Griffith, Sekretari Ekonomik i Mbretërisë së Bashkuar në Thesar, tha se reformat do të sjellin rregullim për shërbimet financiare. Zyrtari qeveritar beson se kjo "do të rrisë mundësitë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar".

Më 4 nëntor, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar “hodhi sytë” nga NFT-të për shkak të rritjes së sektorit. Anëtarët e Komitetit Dixhital, Kulturës, Medias dhe Sportit në Mbretërinë e Bashkuar (DCMS) hapën një hetim publik për të bërë një vlerësim të NFT-ve përpara se një rishikim të mund të kryhet nga Thesari i MB.

D8EBD4FB-39B4-4FB2-8209-6298203C438C.jpeg

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...