A është Binance drejt falimentimit?

Ne po shohim shumë lajme negative rreth Binance, nga një ndjekje penale e mundshme nga SHBA për shkak të pastrimit të parave, supozimi i "auditimit të rremë” dhe mungesa në provën e rezervave.

Sa të shqetësuar duhet të jemi?

Një paralajmërim para se të fillojmë…
MOS RREZIKONI, pavarësisht se sa e vërtetë apo e pavërtetë duket të jetë kjo, ne rekomandojmë heqjen e fondeve nga Binance njësoj si më parë edhe kolapsi i FTX do të dukej i paimagjinueshëm.
Një gjë është e sigurt, Binance është duke u testuar nga këto situata. Ata kanë pasur tërheqje me vlerë rreth 1.9 miliard dollarë në dy ditët e fundit (12-13 dhjetor).
Nuk ka asgjë për të sugjeruar shqetësime në këtë fazë, por është më e mira të jemi të sigurt.

Prova e rezervave të Bitcoin

Njerëzit duket se janë “fiksuar” me Provën e Rezervave të paraqitur nga Binance, dhe kjo është një arsye e mirë pasi ka krijuar siguri te përdoruesit e Binance. Deklarimi i provës së rezervave është një mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur besimin e përdoruesve por, duke qenë se reklamimi i provës nuk dha një pamje të plotë, ajo la hapsirë për spekulime.
Deri më tani, Binance ka deklaruar vetëm Bitcoin në provën e saj të rezervave, gjithashtu nuk tregon asnjë detyrim që Binance mund të ketë ndaj të tretëve. Të njëjtën gjë mbështeti edhe CZ sipas një deklarate në Twitter.
Binance ka mbi 350 kriptomonedha të listuara në bursë. Ndërsa Bitcoin është më i popullarizuari prej tyre, thjesht anashkalimi i të gjithë pjesës tjetër në provën e rezervave nuk është e pranueshëm nga ana e përdoruesve të platformës.

Frikat e auditimit

Një angazhim i dakorduar (Agreed-Upon Engagement, AUP) do të thotë se bursa shkruan një listë të gjërave që dëshiron që Mazars (kompania e auditimit) të bëjë dhe ata lëshojnë një raport brenda atyre kufijve. Një prej këtyre kufijve ishte paraqitja e Bitcoin-it vetëm në Blockchain-et e tij, Ethereum dhe Binance. Ky veprim duket shqetësues. Pse do të bënin një AUP, jo një auditim të plotë? Pse vetëm Bitcoin, po asetet e tjera? A fshehin diçka? Për momentin, nuk mund t'i përgjigjemi këtyre pyetjeve.

Prova e rezervave dhe auditimi AUP nuk janë mënyat idelae për të ‘shuar’problemin. Mungon një shumë e madhe, për shkak të deklarimit vetëm të Bitcoin-it në provën e rezervës. Gjithashtu Binance do të ketë padiskutim detyrime, edhe nëse nuk "i detyrohet asnjë hua askujt".

Shpresojmë që kjo të jetë një zgjidhje e shpejtë. Por kjo nuk e ul ndjenjën e panikut që ka prekur përdoruesit, duke lënë shumë hapësirë ​​për spekulime dhe FUD (Fear, Uncertainty, Doubt).

Cili është morali nga kjo situatë?

Në fund të fundit, Binance po has presion.
Morali i historisë është i qartë. Pse të humbim kohë duke u përpjekur të kuptoni nëse mund të humbisni kursimet tuaja?
Hiqini ato nga bursat e centralizuara (CEX), duke i transferuar në një portofol të ftohtë (Cold wallet).

Qëndroni të sigurt.

402adb7a-6b80-4155-a577-365029f37fcb-image.png

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...