Industria ka teguar besim ndaj DeFi, pavarësisht të metave të sigurisë

Me financat e decentralizuara (DeFi) që janë një qendër për hakimet, disa mund të ndihen të dekurajuar ose të kujdesshëm për të hyrë në industri. Sidoqoftë, profesionistët brenda industrisë së kriptove janë të sigurt se DeFi do të ketë një adoptim më të gjerë në të ardhmen.

Nga edukimi i investitorëve deri te eliminimi i barrierave dhe përmirsimi i përvojës së përdoruesit, drejtuesit e Web3 ndanë mendimet e tyre se si mund të arrihet miratimi më i gjerë i DeFi.

Anton Bukov, bashkëthemeluesi i 1inch Network, beson se ngjarjet e fundit në financat e centralizuara (CeFi) kanë nxjerr në pah rëndësinë e DeFi. Ai beson se është thjesht "çështje kohe" përpara se sistemi financiar të kalojë në zgjidhjet e Web3.

Bukov dha këshilla për projektet DeFi për sa i përket çështjeve të sigurisë. Sipas tij, kryerja e auditimeve të sigurisë është me rëndësi të madhe. "Këshilla ime për çdo projekt DeFi është e thjeshtë mos jini dembel për të bërë disa kontrolle sigurie përpara se të publikoni ndonjë përditësim, kjo do t'ju kursejë një ton nervash dhe me shumë mundësi fondet e përdoruesve," tha ai.

Dmitry Tolok, bashkëthemeluesi i Primex Finance, gjithashtu komentoi mbi temën e sigurisë së DeFi. Sipas tij, më shumë protokolle sigurimi mund të ndihmojnë në përshpejtim të adoptimit të DeFi. Ai shpjegoi se:
“Duhen gjithashtu më shumë protokolle sigurimi për të zbutur shqetësimet në lidhje me hakimet e mundshme. Rritja e protokolleve të tilla do të çonte në zhvillimin organik dhe rritjen e DeFi.”

Jay Sullivan, themeluesi i XSwap Protocol tha se edukimi është jetik për të mbajtur industrinë të sigurt. Sullivan theksoi rëndësinë e "mësimit të investitorëve se si t'i mbajnë fondet e tyre të sigurta". Përveç ruajtjes, ai beson se është gjithashtu e rëndësishme t'u mësoni investitorëve "çfarë të kërkojnë" kur kërkojnë të investojnë. Përveç edukimit, ai vuri në dukje se si rregullimi do të luajë një rol në miratimin më të gjerë të DeFi.

Por momentin lundrimi në DeFi mund të jetë sfidues dhe dërrmues për fillestarët por, pasi të përmirësohet përvoja e përdoruesit dhe të zvogëlohen pengesa për hyrjen në industri, do të vihet re një rritje eksponenciale në zhvillimin e DeFi.

329b6357-9bd0-4ea6-b972-a0e5b40f0aea-image.png

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...