Ngjarjet e kësaj jave sollën “përplasje në tregun e kripto-ve”

Të gjithë sytë janë drejt Binance përsa i përket ngjarjeve të fundit. Ndërsa MetaMask lidh partneritet me PayPal dhe bankat kryesore tregojnë një pamje tjetër për të ardhmen e kriptove. Këto ngjarje dhe më shumë këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Binance ndalon përkohësisht tërheqjet e USDC
Bursa më e madhe në botë, Binance, pasi ndaloi përkohësisht tërheqjet e monedhës së qendrushme (stablecoin) USDC i siguroi klientët e saj se nuk kishte asnjë problem rreth kësaj ngjarje. CEO, Changpeng Zhao tregoi se vonesa prej 8 orësh ishte për shkak të faktit se banka me bazë në Nju Jork, e nevojshme për të drejtuar këmbimet, nuk ishte hapur ende. Binance konfirmoi se tërheqjet u menaxhuan me lehtësi.

Mazars pezullon aktivitetin me bursat e kriptomonedhave
Firma globale e kontabilitetit, Mazars ka pezulluar të gjithë punën me klientët e saj që operojnë në industrinë e kriptomonedhave, si: Binance, KuCoin dhe Crypto.com. Mazars Group tha në një deklaratë se kishte ndërprerë aktivitetin e tij në lidhje me ofrimin e Raporteve të Provës së Rezervave për subjektet në sektorin e kriptomonedhave, për shkak të shqetësimeve në lidhje me mënyrën se si këto raporte kuptohen nga publiku.

MetaMask tashmë partner me PayPal
MetaMask lidhi partneritet me gjigantin e pagesave PayPal për të lejuar qytetarët amerikanë të blejnë kriptomonedha direkt nga aplikacioni. Bashkëpunimi i tyre do t'u japë klientëve një mundësi për t'u zhytur në ekosistemin Web3, ndërsa lëvizja shënon një rritje të implikimit të PayPal në fushën e kriptomonedhave.

SBF arrestohet në Bahamas
Sam Bankman-Fried, themeluesi i bursës së falimentuar FTX, është arrestuar në Bahamas. Policia lokale tha se Bankman-Fried u arrestua për shkelje financiare kundër ligjeve në SHBA dhe Bahamas dhe do të paraqitet në një gjykatë në kryeqytetin Bahamian Nassau. Ish-CEO-s i është mohuar lirimi me kusht dhe është dërguar në paraburgim.

Kevin O'Leary: Binance shkaktoi falimentimin e FTX
Investitori i Shark Tank, Kevin O'Leary, dëshmoi para Komitetit Bankar të Senatit rreth pasojave të FTX-it, për të cilin ai ishte një zëdhënës me pagesë. O'Leary sugjeroi se falimentimi i bursës ishte shkaktuar nga Binance e cila shiti 20% të aksioneve të saj. CEO i Binance, Changpeng Zhao, i quajti të pakuptimta pretendimet e O'Leary, duke e quajtur atë gënjeshtar.

CEO i Terra-s, Do Kwon po qendron i fshehur në Serbi
Sipas një publikimi të Koresë së Jugut, Do Kwon, CEO i Terraform Labs, i kërkuar me akuza për mashtrim, tani jeton në Serbi. Ministria e Drejtësisë në Seul tani po kërkon ndihmën e qeverisë serbe për të hetuar pretendimet. Kwon, i cili mbetet aktiv në Twitter, ka mohuar më parë raportimet se është në arrati.

Themeluesi i OneCoin pranon se është fajtor
Një nga bashkëthemeluesit e projektit OneCoin u deklarua fajtor. Ai akuzohej për mashtrim dhe pastrim parash. Karl Sebastian Greenwood u arrestua në rezidencën e tij në ishull në Tajlandë dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara. Greenwood përballet me 20 vjet burg. I shpallur dikur si një "vrasës i Bitcoin", OneCoin ishte në fakt një firmë piramidale që siguroi miliarda dollarë nga investitorët në mbarë botën.

Analistët kryesorë të investimeve presin rritje të kriptomonedhave
Shumica e bankave të mëdha dhe fondeve të investimeve presin që tregu i kriptomonedhave të rritet në vitin 2023 duke lënë pas një viti që pa çmimin e Bitcoin-it të ulet rreth 75% nga vlera e tij më e lartë e të gjitha kohërave. Sipas një raporti nga Reuters, kompani si Van Eck, Deutsche Bank, JP Morgan, Bank of America dhe Goldman Sachs kanë bërë të gjitha parashikime optimiste për çmimet në vitin e ardhshëm.

14E062B3-FF60-424F-AE27-5C722120DB25.jpeg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...