Çfarë është norma e hash-it të Bitcoin-it dhe pse ka rëndësi?

Çfarë është norma e hashimit e Bitcoin-it?

Sasia e fuqisë përpunuese dhe llogaritëse që posedon rrjeti përmes prodhuesve quhet norma hashimit e Bitcoin-it. “Hash”-i është një kod alfanumerik me gjatësi fikse që përfaqëson çdo gjatësi fjalësh, mesazhesh ose të dhënash.

Teknologjia Blockchain është themeli i Bitcoin-it (BTC) dhe shumë kriptomonedhave të tjera. Rrjeti Bitcoin formohet nga blloqe që formojnë një zinxhir të varur nga njëri-tjetri. Blloqet janë të ngjashme me skedarët që përmbajnë informacion në lidhje me transaksionet më të fundit të bëra në të gjithë rrjetin. Konfirmimi i integritetit të transaksioneve të rrjetit njihet si "hashimi" i një blloku dhe Bitcoin u jepet pjesëmarrësve të rrjetit ose hashimit si një shpërblim.

Çfarë do të thotë norma hashimit për prodhuesit (minatorët) dhe investitorët e kriptove?
Llogaritja e një norme hashimi mund të ndihmojë prodhuesit në parashikimin e përfitimit të tyre. Megjithatë, meqenëse kriptomonedhat prodhohen me lloje të ndryshme pajisjesh, shkalla e hashim-it të secilës ndryshon. Meqenëse nivele të ndryshme të shpejtësisë së përpunimit, memorjes dhe fuqisë nevojiten për prodhimin, niveli i hash-it të rrjetit rritet kur pajisjet përmirësohen.

Numri i minatorëve në rrjet, vështirësia e prodhimit dhe, në fund të fundit, përfitimi i prodhuevse varen nga ndryshimet në fuqinë e hash-it. Sfida e prodhimit rritet kur më shumë prodhues bashkohen në rrjet, sepse duhen më shumë kalkulime në sekondë për të zgjidhur ekuacionin kompleks matematikor dhe për të marrë shpërblimin. Si rezultat, norma e hash-it rritet me vështirësinë e rrjetit. Gjithashtu, ai është një tregues thelbësor për investitorët e kriptomonedhave pasi tregon se sa i sigurt mund të jetë rrjeti i provës së punës (PoW) kundër hakerëve. Sulmet e rrjetit bëhen më të shtrenjta dhe sfiduese me rritjen e shkallës së hash-it.

Pse është e rëndësishme norma e hashimit?

Një tregues thelbësor i fuqisë së një rrjeti Blockchain, veçanërisht siguria e tij, është shkalla e hash-it.

Pra, çfarë ndodh nëse norma hashimit të Bitcoin rritet?
Shkalla e hash-it rritet kur më shumë makineri janë të përkushtuara nga minatorët legjitimë për të gjetur bllokun tjetër, duke nënkuptuar se fuqia totale llogaritëse e rrjetit është e lartë dhe është e vështirë për aktorët me qëllim të keq që të ndërhyjnë në rrjet.

Çfarë ndodh nëse norma hashimit zvogëlohet?
Një rënie në shkallën e hash-it e ekspozon rrjetin ndaj kriminelëve kibernetikë dhe grabitjeve të kriptove për shkak të kostos së ulët të ekzekutimit të një sulmi prej 51%. Për më tepër, një normë më e ulët e hash-it e bën kriptomonedhën më pak të decentralizuar, duke paraqitur një rrezik të konsiderueshëm për investitorët e kriptove. Për të mbrojtur përdoruesit e saj nga humbja e fondeve, platformat e kriptove mund të ndalojnë tregtimin ose heqin nga lista një monedhë nëse norma e hash-it bie papritur.

A është një shkallë e lartë hash-i një masë e mirë e sigurisë së një rrjeti?
Një normë hash më e rëndësishme mendohet të jetë më e mirë për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm të rrjetit pasi do të thotë më shumë kosto energjie, më shumë minatorë dhe më shumë kohë nevojitet për të marrë përsipër një sulm të sukseshëm ndaj rrjetit.

Si ndikon norma e hash-it në çmimin e Bitcoin?

Disa nga treguesit kryesorë të çmimit të Bitcoin përfshijnë fuqinë llogaritëse, përfitimin e prodhuesve dhe vështirësinë e rrjetit. Meqenëse minatorët kompensohen në Bitcoin ndërsa përballojnë kostot në monedhat lokale, norma e hash-it ndjek çmimin. Prej kohësh ekziston besimi se niveli i normës së hash-it, ose numri i përgjithshëm i llogaritjeve të kryera nga prodhuesit e Bitcoin-it, dhe çmimi i tij janë të lidhura.

Sa më shumë fuqi llogaritëse të përdorë rrjeti Bitcoin, aq më e lartë është vlera e tij.
Vështirësia e rrjetit mund të përdoret si bazë për fuqinë totale të prodhuesve. Kjo premisë mbështetet në mënyrë eksplicite nga algoritmi që rregullon rrjetin Bitcoin, që do të thotë se vështirësia ripërshtatet për të kompensuar rënien ose në skenarin e kundërt, zbut ndikimin e rritjes së fuqisë prodhuese.

Luhatjet në çmimin e Bitcoin janë të rëndësishme jo vetëm për arsye spekulative, por edhe për mënyrën se si ndikon në konsumin e energjisë së rrjetit dhe se si prodhuesit që fuqizojnë infrastrukturën e Bitcoin-it do të sillen në të ardhmen.

BC5A8EAB-6686-4129-B525-32A2A8D721FC.jpeg

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...