Viti 2022 ishte brutal për investitorët e kriptomonedhave dhe NFT-ve. Bitcoin-i arriti nivelin më të ulët vjetor më 21 nëntor, pothuajse saktësisht një vit pasi arriti çmimin e tij më të lartë të të gjitha kohërave prej 69,044 dollarësh. Pas një viti kaq të trazuar, si duhet të planifikojnë investitorët e kriptove për vitin 2023?
Së pari, kjo hapësirë ka rreziqe që ia vlen të merren parasysh përpara se të investohet.
Rreziqet makroekonomike
Investitorët duhet të njohin rreziqet makroekonomike që ndikojnë në industrinë e kriptove ndërsa viti 2023 po afrohet. Lufta në Ukrainë ka çuar në një krizë energjetike të shkaktuar nga sanksionet ndaj energjisë ruse. Reagimi i politikës monetare të Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara ndaj inflacionit vazhdon të shqetësojë tregjet. Infektimi i kriptove nga falimentimet e fundit vazhdon të injektojë paqëndrueshmëri në treg, me rritjen e presionit rregullator dhe kapitullimin e minatorëve që ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitin e ri.
Lufta e Ukrainës, inflacioni dhe rritja e normave të interesit
Pasojat ekonomike nga lufta në Ukrainë kanë ndikuar në ekonominë globale. Rusia është një nga burimet më të mëdha të energjisë në botë, veçanërisht për Evropën dhe sanksionet mbi energjinë ruse kanë çuar në një krizë në disa vende evropiane. Politikat e mbylljes të zbatuara nga qeveritë në përgjigje të pandemisë COVID-19, të shoqëruara me zgjerime masive të ofertës së parasë kanë çuar në rritjen e inflacionit në mbarë botën. Bankat qendrore janë përpjekur të ulin inflacionin duke rritur normat e interesit, duke sjell dhe rënien e tregjeve të aksioneve dhe çmimeve të kriptove gjatë gjithë vitit 2022. Një përshkallëzim i mundshëm i luftës në Ukrainë, me inflacion dhe norma interesi të larta, mund të sjellë më shumë dhimbje për investitorët në vitin 2023.
Falimentimet e kompanive të kriptomonedhave
Shumë firma kanë deklaruar falimentim dhe ndërsa kërkojnë të paguajnë kreditorët, ato mund të shesin asetet e tyre, të cilat mund të shkaktojnë rënie të re në tregun e kriptomonedhave. Investitorët duhet ta marrin parasysh këtë kur të hyjnë në vitin e ri.
Presionet rregullatore
Ngjarjet dramatike të vitit 2022 vetëm sa kanë rritur probabilitetin që rregullorët të avancojnë në vitin 2023. Qartësia rregullatore mund të ndihmojë hapësirën e kriptove në periudhën afatgjatë duke tërhequr kapital institucional. Sidoqoftë, protokollet e centralizuara, monedhat e qëndrueshme dhe bursat e centralizuara ka të ngjarë të përjetojnë përçarje në periudhën afatshkurtër. Nëse një monedhë e qëndrushme si Tether ose USD Coin (USDC) vihet nën shqyrtimin rregullator, kjo mund të shkaktojë ‘turbulenca’ në treg.
Kapitullimet e prodhuesve të Bitcoin-it
Nëse çmimet e Bitcoin vazhdojnë të bien, presioni mbi prodhuesit do të rritet. Prodhimi i Bitcoin-it është një biznes me kapital intensiv dhe çmimet në rënie e bëjnë të paqëndrueshme funksionimin e këtyre bizneseve. Si rezultat, ata detyrohen të shesin Bitcoin për të mbuluar kostot, duke ushtruar presion në rënien e çmimit. *Kapitullimi i prodhuesve është një tipar i tregjeve të mëparshme të ariut dhe mund të shënojë çmimet më të ulta në treg. *
Cilat mund të jenë investime e zgjuara në 2023?
Projektet e Shtresave 1 & 2 (Layer 1 & 2) Përveç aseteve ‘bazë’ si: Bitcoin dhe Ethereum, shumë investitorë kërkojnë të zgjerojnë portofolin e tyre të investimeve në projekte me rrezikshmëri më të ulët si projektet e Shtresave 1 & 2 (Layer 1, Layer 2), projekte që kanë mbijetuar të paktën njëherë një ‘treg ariu’. Por, përpara se të investojnë, ata hulumtojnë dhe kuptojnë të mirat dhe të këqijat e secilit projekt (DYOR), duke u bazuar në Whitepaper-in, Roadmap-in dhe komunitetin e një projekti të caktuar.
Airdrop-et Hapësira e Web3 është e mbushur me projekte të reja. Projektet kanë nevojë për një njerëz që të mund të testojnë produktet e tyre. Investitorët mund të përfshihen në projekte herët, në mënyrë që të kualifikohen për një airdrop. Projektet DeFi në Ethereum përdorën gjerësisht Airdrope në ciklin e mëparshëm. Nuk ka arsye për të menduar se nuk do të jetë kështu këtë herë. 2023 premton të jetë një vit me shumë Airdrope.
Nuk ka asnjë sekret për të fituar milionat në industrinë e kriptove. Qasja e përgjithshme duhet të jetë blerja me çmim të ulët dhe shitja me çmim të lartë. Prandaj, viti 2023 nuk është një kohë e keqe për të filluar, pasi çmimet e tregut janë të ulëta. Për më tepër, koha e shpenzuar në industri është më e mirë se koha e hyrjes në të. Sa më gjatë që investitorët të qëndrojnë në treg dhe të ndjekin sa më shpesh rregullat bazë, aq më të larta do të jenë kthimet e tyre. Pavarësisht cikleve të tregut dhe paqëndrueshmërisë, kriptomonedhat dhe NFT-të janë sektorë linear dhe një strategji e mirë investimi duhet të ndihmojë në gjenerimin e kthimeve pozitive.