Kriptomonedhat kanë potencialin për të riformuar botën financiare dhe të vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e infrastrukturës tradicionale financiare. Por cilat janë të mirat dhe të këqijat e kriptomonedhave?
Avantazhet e kriptomonedhave
Ndërsa kriptomonedhat janë një shpikje relativisht e re (Bitcoin, për shembull, nisi në 2009), ato sjellin shumë përfitime.
Potencial për fitime të larta Ka më shumë se 10,000 kriptomonedha në treg dhe secila prej tyre ka veçoritë e veta. Por të gjitha kriptomonedhat kanë disa gjëra të përbashkëta si tendenca e tyre për të përjetuar rritje të menjëhershme (ose rënie) të vlerës. Çmimet nxiten kryesisht nga dinamika e ofertës dhe kërkesës të cilat mund të rezultojnë në fitime të mëdha.
Teknologjia Blockchain që qëndron pas kriptomonedhave ofron sigurinë Disa nga përfitimet kryesore të kriptomonedhave nuk janë të lidhura me vetë monedhat, por me infrastrukturën që i mbështet ato. Kritpomonedhat mbështeten në Blockchain, i cili është i decentralizuar dhe gjurmon çdo transaksion të ndërmarrë në të. Duke qenë se në Blockchain-i informacioni ruhet në shumë kompjutera, asnjë aktor i keq nuk mund të hyjë në të.
Sistem financiar më të drejtë dhe më transparent Në përgjithësi, sistemi ynë financiar rrotullohet rreth palëve të treta që përpunojnë transaksionet. Kjo do të thotë që nëse bëni një transaksion, po e vendosni besimin tuaj në një ose më shumë nga këta ndërmjetës. Përmes Blockchain-it dhe kriptomonedhave ofrohet një alternativë tjetër. Ato mund të shikohen nga kushdo, kudo, kështu që secili mund të marrë pjesë në tregjet financiare dhe secili mund të bëj transaksione pa asnjë ndërmjetës.
Kriptomonedhat tregtohen gjatë gjithë kohës Një avantazh tjetër që kanë kriptomonedhat ndaj bankave është se tregjet e kriptove janë gjithmonë të hapura. Me monedhat që prodhohen dhe transaksionet që regjistrohen gjatë gjithë kohës, nuk duhet të presim që NYSE, NASDAQ ose ndonjë bursë tjetër të fillojë të tregtojë që tregtart të blejnë ose shesin kriptomonedhat.
Kriptomonedhat mund të ndihmojnë investitorët të mposhtin inflacionin Kriptomonedhat nuk janë të lidhura me një monedhë ose ekonomi të vetme, kështu që çmimi i tyre pasqyron kërkesën globale dhe jo inflacionin kombëtar. Por çfarë ndodh me inflacionin e vetë kriptomonedhave? Numri i monedhave është i kufizuar, kështu që sasia e disponueshme nuk mund të dalë jashtë kontrollit, kështu që nuk ka inflacion. Disa monedha (si Bitcoin) kanë një limit të përgjithshëm, të tjerët (si Ethereum) kanë një limit vjetor, por sido që të jetë, kjo qasje e mban inflacionin nën kontroll.
Disavantazhet e kriptomonedhave
A është vërtet kaq e artë perspektiva për kriptomonedhat? Le të hedhim një vështrim në disa nga të metat e tyre.
Të kuptuarit e kriptomonedhave kërkon kohë dhe përpjekje Mund të duhet pak kohë për të kuptuar me të vërtetë çfarë janë dhe si funksionojnë kriptomonedhat. Përpjekja për të investuar në diçka që nuk e kupton vërtet është një rrezik. Ka shumë burime në internet të disponueshme për t'ju ndihmuar , por do të duhet kohë për të kuptuar vërtet të mirat dhe të këqijat e investimit në kriptomonedha.
Ato mund të jenë një investim jashtëzakonisht i paqëndrueshëm Çmimi i një kriptomonedhe mund të rritet në nivele marramendëse , ato gjithashtu mund të bien në nivele shumë të ulëta po aq shpejt. Pra, nëse kërkon të bësh fitime të qëndrueshme, kjo mund të mos jetë zgjedhja më e mirë. Tregu i kriptomonedhave në thelb lulëzon nga spekulimet dhe madhësia e tij relativisht e vogël e bën atë më vulnerabël ndaj luhatjeve të çmimeve.
Kriptomonedhat ende nuk mund të quhen investime afatgjata të besueshme Ndërsa kriptomonedhat janë bërë gjerësisht të njohura dhe po fitojnë popullaritet, ia vlen të kujtojmë se ato kanë ekzistuar vetëm për pak më shumë se një dekadë. Koncepti u shfaq realisht vetëm me publikimin e një White Paper-i mbi Bitcoin-in në 31 tetor 2008. Askush nuk e di me të vërtetë se çfarë do të ndodhë me to në të ardhmen dhe inevstitorët duhet të jenë të guximshëm për të hyrë në këto ujëra të paeksploruara.
Në momente të caktuara mund të ketë probleme të ndryshme në përshkallëzimin e transaksioneve Mund të mendoni se monedhat dixhitale funksionojnë me shpejtësi rrufeje, por në një nivel të caktuar ata hasin vështirësi. Vetë ofruesit e kriptomonedhave pranojnë se ky është një problem, me njerëzit që qëndrojnë pas Ethereum që thonë se Blockchain-i ka arritur "kufizime të caktuara të kapacitetit" që ngadalësojnë shkallën me të cilën mund të përpunohen transaksionet.
Fillestarët në kripto janë vulnerabël ndaj rreziqeve të sigurisë Kriptomonedhat mund të mos kenë rreziqet që vijnë nga përdorimi i ndërmjetësve qendrorë, por kjo nuk do të thotë se ato janë plotësisht të mbrojtura nga çështjet e sigurisë. Si pronar i kriptove, ju mund të humbni çelësin privat që ju lejon të përdorni monedhat tuaja dhe bashkë me të, të gjitha zotërimet tuaja. Kjo është diçka që investitorët me përvojë i kushtojnë vëmendje, por investitorët e rinj kanë më shumë gjasa të jenë më vulnerabël ndaj këtyre lloj kurtheve.