Dobësia kryesore e kriptomonedhave është rreziku i humbjes, i cili është edhe më i vështirë për t'u menaxhuar kur një bursë kriptomonedhash mban asetet tuaja. Në vitin 2022 ndodhën një sërë falimentimesh si: FTX, Voyager, Celsius, Core Scientific.
Falimentimet nuk i lënë mundësi investitorëve të tërheqin zotërimet e tyre.
Falimentimet e Voyager dhe Celsius nxjerrin në pah rreziqet me të cilat përballen zotëruesit dhe investitorët e kriptomonedhave kur u besojnë fondet e tyre firmave të kriptomonedhave. Vetëm këto dy incidente u shkaktuan investitorëve humbje mbi 1 miliard dollarë. Voyager paraqiti kërkesën për falimentim më 1 korrik 2022. Kompania tha se klientëve do t'i rikthehen te gjitha depozitimet në dollarë amerikanë, por nuk mund të thotë se cila pjesë e zotërimeve do t'u kthehet klientëve. Ajo pretendoi se zotëronte asete me vlerë 1.3 miliard dollarë në platformën e saj. Celsius Network, një platformë e madhe huadhënieje për kriptomonedhat, paraqiti kërkesën për falimentim më 13 korrik 2022. Regjistrimi erdhi rreth një muaj pasi Celsius ndërpreu të gjitha tërheqjet, shkëmbimet dhe transferimet midis llogarive të klientëve. Në një dosje në Gjykatën e Falimentimit të SHBA-së në Nju Jork, Celsius tha se i detyrohet afërsisht 1.2 miliardë dollarë më shumë se sa ka në dorë.
Me klientët e Voyager dhe Celsius të paaftë për të tërhequr asetet e tyre, është e rëndësishme që përdoruesit e kriptomonedhave kudo që janë të marrin në konsideratë çdo rrezik që vjen nga përdorimi i bursave ose platformave të huadhënies.
Kush ka përparësi gjatë një falimentimi?
Gjatë procedurave të falimentimit, ekziston një zinxhir i qartë se kush paguhet për asetet e mbetura. Edhe nëse një kompani i detyrohet 1 miliard dollarë më shumë se sa ka në asete, investitorët mund të mos mbeten duarbosh. Shoqëria e falimentuar duhet të përgatisë një plan të detajuar të aktiveve dhe detyrimeve, midis pasqyrave dhe raporteve të tjera financiare. Gjatë procesit të falimentimit, kompania, avokatët dhe një gjyqtar falimentimi punojnë për të kuptuar se kush merr çfarë. Kodi ligjor thotë se në përgjithësi pagesat e para bëhen për kreditorët e siguruar. Pasi të përmbushen këto detyrime, fondet shkojnë për të shlyer borxhet ndaj kreditorëve të pasiguruar. Investitorët janë pothuajse të fundit në radhë kur bëhet fjalë për rikuperimin e aseteve të tyre. Kur llogaritet grupi i aktiveve që do t'u kthehen investitorëve, të gjithë njoftohen për pjesën proporcionale që do të marrin. Për shembull, nëse kompania u detyrohet klientëve 100 milionë dollarë dhe i ka mbetur 90 milionë dollarë pas shlyerjes së borxhit, atëherë klientët do të merrnin afërsisht 90% të depozitimit të tyre.
Si të rikuperoni fondet nga një kompani kriptomonedhash e falimentuar?
Nëse keni ndjekur procesin (KYC) dhe keni krijuar llogarinë tuaj me informacione të ligjshme, kompania duhet të ketë informacione se ku duhet të kontaktojë dhe një llogari të asaj që ju detyrohet. Nëse kompania falimenton, duhet të njoftoheni prej tyre rreth informacioneve mbi rikuperimin e fondeve. Shumica e kompanive, në mënyrë që të shpërndajnë fondet te klientët do të përdorin një procesi të caktuar. Kjo mund t'ju kërkojë të plotësoni formular, duke konfirmuar adresën tuaj ose informacionin e pagesës dhe duke vazhduar me çdo dokument tjetër të nevojshëm për të kthyer asetet tuaja.
Ndërsa ekziston rreziku që investitorët e kriptomonedhave nuk mund të marrin zotërimet e tyre mbrapsht pas falimentimit, ekziston gjithashtu një shans që ata të marrin diçka, edhe nëse është vetëm një pjesë e investimit të tyre origjinal.