Gjyqtarët lejojnë FTX-in të shesë asetet që zotëron

Gjykatësi që po mbikëqyr procedurat e falimentimit të FTX-it i ka dhënë bursës aprovimin për të shitur disa nga asetet, për të ndihmuar në përpjekjet e saj për të shlyer kreditorët. Asetet që FTX do të shes përfshijnë platformat: LedgerX, Embed, FTX Japan dhe FTX Europe.

Sipas një dosjeje të paraqitur në Gjykatën e Falimentimit në Delaware, gjyqtari John Dorsey ka miratuar shitjen e katër njësive kryesore të FTX. Investitorët e interesuar për këto asete mund të kontaktojnë bankën e investimeve Perella Weinberg e cila është përfaqësuesja e tyre dhe ka për detyrë të procedoj me proceset e shitjeve të aseteve.
Në fillim të kësaj jave, 117 palë shprehën interes për blerjen e aseteve në shitje të FTX-it. Palët e interesuara mund të kenë akses në informacionet në lidhje me asetet si pjesë e kujdesit të duhur para se ti blejnë ato. Avokatët që përfaqësojnë FTX-in kërkuan lejen e gjykatës për të shitur katër njësitë më 15 dhjetor, duke përmendur rreziqet e humbjes së vlerës së aseteve. Aktualisht, FTX Europe i ka pezulluar licencat, ndërsa FTX Japan i është nënshtruar urdhrave për pezullimin e biznesit.
Sipas avokatit të FTX, Andy Dietderich, bursa e kriptomonedhave thuhet se ka rikuperuar rreth 5 miliardë dollarë në formën e parave dhe kriptomonedhave. Avokati i FTX-it tha se bursa është ende duke punuar për të rindërtuar historinë e saj të transaksioneve. Përveç kësaj, humbja totale e klientëve mbetet e paqartë, tha avokati.

Ndërkohë, ish-CEO i FTX, Sam Bankman-Fried, i cili u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat penale, kohët e fundit pretendoi se ai nuk ka vjedhur fonde. Ish-CEO tha se FTX International kishte 8 miliardë dollarë kur CEO i saj i ardhshëm John Ray mori drejtimin e kompanisë. Bankman-Fried tha gjithashtu se ai u zotua të përdorte pasuritë e tij personale për të ndihmuar përpjekjet në rimbursimin e përdoruesve.

eedb40b3-92b8-43ab-b37b-13a316143fad-image.png

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...