Çmimet e kriptomonedhave rriten, FTX rikuperon 5 miliard dollarë ndërsa pushimet nga puna vazhdojnë në kompanitë e kriptove. Këto ngjarje dhe më shumë ndikuan tregun e kriptomonedhave këtë javë.
Bitcoin arrin çmimin që kishte para kolapsit të FTX-it Një javë e gjelbër për tregun e kriptomonedhave, solli nivelet e çmimeve më të larta që nga falimentimi i FTX-it në fillim të nëntorit. Si Bitcoin ashtu edhe Ethereum u rritën me mbi 15% pasi tregjet dukej se po reagonin në mënyrë të favorshme ndaj shifrave pozitive të inflacionit në SHBA.
Nexo bastiset në Bullgari Zyrat e Nexo-s u bastisën nga policia bullgare. Autoritetet po hetojnë firmën me bazë në Londër me dyshimin për pastrim parash, krime tatimore dhe aktivitete bankare të palicencuara. Në një operacion që përfshin mbi 300 oficerë policie, prokurorë dhe agjentë kombëtarë, hetimi bullgar vjen pasi rregullatorët në tetë shtete të SHBA-së lëshuan urdhra për pushim dhe ndalim kundër Nexo-s, duke pretenduar se kompania po ofronte llogari me interes pa i regjistruar produktet e investimit si letrat me vlerë.
Pushimet e punonjësve nga kompanitë e kriptove vazhdojnë Pushimet nga puna në industrinë e kriptove vazhdojnë pasi Crypto.com njoftoi reduktim të stafit prej 20%. CEO Kris Marszalek u tha punonjësve se rritja ambicioze e bursës nuk ishte në gjendje të përballonte pasojat e shkaktuara nga FTX. Përveç Crypto.com edhe Coinbase vazhdon të shkarkoj punonjës. Kompania shkarkoi 950 punonjës të saj në një përpjekje për të optimizuar shpenzimet operative.
Gemini dhe Genesis paditen për programin e huadhënies Komisioni Amerikan i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) po padit Genesis Trading dhe Gemini për një program kreditimi që i la pjesëmarrësit të paaftë për të tërhequr asetet e tyre. Kryetari i SEC, Gary Gensler, shpjegoi vendimin duke thënë: “Të bësh këtë mbron më së miri investitorët. Ajo promovon besimin në tregje. Nuk është fakultative. Është ligji.”
FTX rikuperon mbi 5 miliardë dollarë Një avokat zbuloi se FTX ka arritur të rikuperojë asete me vlerë mbi 5 miliard dollarë. Njoftimi rrit ndjeshëm totalin që FTX pretendon se mban, pasi pretendoi se mbante pak më shumë se 1 miliard dollarë në dhjetor. Shuma totale që FTX u detyrohet kreditorëve të saj është ende e paqartë, edhe pse pretendohet të jetë diku midis 1-10 miliard dollarë.
Hong Kongu rikonfirmon angazhimin ndaj kriptomonedhave Sekretari i Financave të Hong Kongut ripohoi angazhimin e shtetit ndaj kriptomonedhave në një samit të Web3 në Cyberport. Paul Chan theksoi standardet rigoroze të Hong Kongut, duke thënë se ndërsa disa bursa të kriptomonedhave falimentuan njëra pas tjetrës, Hong Kongu u bë një pikë qëndrimi cilësore për korporatat e aseteve dixhitale. Ai shtoi se Hong Kongu ka një kuadër të fuqishëm rregullator për kripto-n që përputhet me standardet ndërkombëtare.
Binance regjistrohet në Suedi Bursa më e madhe në botë, Binance, është regjistruar si një institucion financiar në Suedi. Regjistrimi e lejon Binance-n të hap një faqe interneti suedeze dhe të sjell shërbimet e saj drejtpërdrejt te konsumatorët suedezë. Richard Teng, Shefi i Evropës dhe MENA i Binance tha, "Binance vazhdon të demonstrojë angazhimin e saj për të punuar ngushtë me agjensitë rregullatore për të mbështetur standardet globale".