Genesis, huadhënësi i kriptomonedhave paraqet falimentimin

Huadhënësi i kriptomonedhave Genesis Global është bërë firma e fundit që ka falimentuar pas FTX. Firma ka llogaritur detyrime nga 1 miliard deri në 10 miliard dollarë sipas dosjes së 19 janarit.

Raportet e mëparshme pretendonin se kompania kishte marrë në konsideratë paraqitjen për mbrojtje nga falimentimi nëse nuk ishte në gjendje të rriste kapitalin për të frenuar krizën e likuiditetit. Në një njoftim për shtyp të datës 19 janar, Genesis tha se ishte angazhuar në diskutime me kreditorët e saj dhe Digital Currency Group (DCG) për të vlerësuar rrugën më efektive për të ruajtur asetet dhe për ta çuar biznesin përpara.

Genesis pretendoi se kishte më shumë se 150 milion dollarë, para të cilat mund ti " sigurojnë likuiditet të bollshëm për të mbështetur operacionet e saj të vazhdueshme dhe për të lehtësuar procesin e ristrukturimit". Procesi i ristrukturimit do të udhëhiqet nga një "komitet special i pavarur" i bordit të drejtorëve të kompanisë dhe Genesis thotë se procesi synon të sigurojë "një rezultat optimal për klientët e Genesis dhe përdoruesit e Gemini Earn".

Firma pezulloi tërheqjet nga platforma e saj në nëntor 2022 si pasojë e kolapsit të FTX-it. Lëvizja ndikoi tek përdoruesit e Gemini Earn, një produkt me interes për përdoruesit e bursës së kriptomonedhave Gemini. Bashkëthemeluesi i Gemini, Cameron Winklevoss, shkroi në Twitter se falimentimi është një "hap vendimtar" që përdoruesit e Gemini të jenë në gjendje të rikuperojnë asetet e tyre, por pretendoi se DCG vazhdon të refuzoj ofrimin e një marrëveshje të drejtë për kreditorët.

Si Genesis ashtu edhe Gemini po përballen me akuza nga Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) për gjoja ofrimin e letrave me vlerë të paregjistruara përmes programit Gemini Earn. Frika po shtohet për kompaninë mëmë të Genesis, DCG, pasi asaj mund t'i duhet të shesë një pjesë të portofolit të saj me vlerë 500 milion dollarë në përpjekje për të kompensuar detyrimet e Genesis.

A3A27968-9267-4A40-9922-A89972C12DA5.jpeg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...