Këtë javë, kriptomonedhat rriten pavarësisht shqetësimeve të FMN-së

Këtë javë, kriptomonedhat rriten pavarësisht shqetësimeve të FMN-së

Posted on January 23, 2023 by Vial

Rritja e tregut të kriptomonedhave rrit edhe çmimet e kompanive të lidhura me to. Ndërkohë që adoptmi i kriptomonedhave rritet FMN-ja paralajmëron rreziqet që ato sjellin. Këto histori dhe më shumë këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Kapitali i tregut të kriptomonedhave rritet me 30%

Me një rritje prej gati 30% në vetëm dy javë, kapitali total i tregut të kriptomonedhave aktualisht arrin rreth 1 trilion dollarë. Rritja mund të pasqyrojë një ndjenjë më optimiste të investitorëve ndaj aseteve me rrezik, pasi shifrat pozitive të inflacionit sinjalizuan se rritjet e fundit të normave të interesit nga Rezerva Federale të SHBA-së mund të jenë drejt fundit në vitin 2023.

Çmimet e aksioneve të kompanive të kriptove rriten nga lëvizjet e fundit të tregut

Kriptomonedhat nuk ishin segmenti i vetëm që pa një rritje të madhe çmimesh, por aksionet e kompanive të lidhura me kriptomonedhat panë rritje edhe më të madhe. Aksionet e Coinbase kanë parë një rritje prej 70% që nga nivelet e çmimeve më të ulëta të të gjitha kohërave, ndërsa Microstrategy u rrit me 74% që nga rënia në dhjetor. Aksionet e kompanive të prodhimit të kriptomonedhave dolën edhe më mirë, me Bitfarm dhe Marathon Digital që shënuan rritje spektakolare përkatësisht me 140 dhe 120%.

Departamenti i Drejtësisë mbyll platformën kriminale

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi arrestimin e një shtetasi rus që dyshohet se ka themeluar platformën, Bitzlato. Bitzlato është një bursë me bazë në Kinë që përdoret si një motor për pastrim parash që ka përpunuar fonde të paligjshme me vlerë më shumë se 700 milion dollarë, ndërsa reklamon shërbimet e saj për kriminelët e njohur.

Në takimin në Davos ekzekutivët dalin në mbrojtje të kriptomonedhave

Në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos, kontingjenti i kriptomonedhave ka qenë i shpejtë për t’u distancuar nga mashtrimi i FTX-it. Ekzekutivët thanë se tani kanë të bëjnë me teknologjinë Blockchain, kontrollin dhe rregullimin e duhur, dhe premtimin që ajo mban për shërbimet financiare dhe më gjerë.

FMN paralajmëron për rreziqet e përhapjes së kriptomonedhave

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar edhe një herë një paralajmërim për rreziqet globale të kriptomonedhave. Një blog i postuar në faqen e FMN-së shpjegon se si rënia e fundit e kriptomonedhave nga FTX-i nënvizon pse rregullatorët duhet të veprojnë shpejt për të zvogëluar rreziqet. Rekomandohet rregullimi më i fortë financiar, mbikëqyrja dhe zhvillimi i standardeve globale për të ndihmuar në adresimin e shqetësimeve rreth kriptomonedhave.

Banka e madhe zgjeron tregtimin e kriptomonedhave

Banka gjermane, N26, e cila operon online ka njoftuar zgjerimin e listës së vendeve ku klientët e saj mund të tregtojnë kriptomonedha. Tani e tutje përdoruesit në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Portugali dhe Irlandë mund të blejnë, shesin dhe tregtojnë Bitcoin, Ethereum, Solana dhe shumë kriptomonedha të tjera. Vitin e kaluar, N26 filloi shërbimin e saj të tregtimit të kriptove për klientët e saj në Austri.

Ideja për ringritjen e bursës së FTX-it rrit çmimin e FTT

Tokeni i bursës së falimentuar FTX, FTT, pa çmimin e tij të rritej me 32% një ditë pasi CEO i ri, John J. Ray III, parashtroi idenë e një ringritje të bursës. Ray tha se ai po përpiqet të zbulojë dhe të marrë asetet e FTX-it dhe ka ngarkuar një grup për të eksploruar mundësinë e një rinritje të FTX-it.

Kompania ajrore eksploron pagesat me anë të kriptomonedhave

Kompania spanjolle Vueling ka njoftuar se po eksploron kriptomonedhat si një mënyrë pagese për shërbimet e saj. Kompania kërkoi ndihmën e Criptan, një bursë spanjolle kriptomonedhash, dhe synon të mundësojë pagesat me anë të kriptomonedhave për klientët e tyre deri në fund të tremujorit të tretë të këtij viti.

1774e061-127c-4d8a-b39b-163dd2831f6d-image.png

Posted under: Education, News