Vitalik Buterin zbulon 'sfidën më të madhe të mbetur' për Ethereum

Bashkëthemeluesi i Ethereum, Vitalik Buterin ka ndarë një zgjidhje të mundshme për atë që ai e përshkruan si "sfida më e madhe e mbetur" për Ethereum.

Në një postim më 20 janar, Buterin pranoi nevojën për të gjetur një zgjidhje për privatësinë, sepse të gjitha informacionet që shkojnë në një "blockchain publik" janë gjithashtu publike.
Më pas ai arriti në konceptin e "adresave të fshehta" të cilat ai tha se mund të anonimizojnë transaksionet, transferimet e NFT-ve dhe regjistrimet e ENS (Ethereum Name Service), duke mbrojtur përdoruesit. Buterin shpjegoi se si transaksionet në Blockchain mund të kryhen midis dy palëve me anonimitet.

Së pari, një përdorues që kërkon të marrë asete do të gjenerojë dhe do të mbajë një "çelës shpenzimi" që përdoret më pas për të gjeneruar një meta-adresë të fshehtë. Kjo adresë e cila mund të regjistrohet në ENS, i kalohet më pas dërguesit i cili mund të kryejë një llogaritje kriptografike në meta-adresë për të gjeneruar një adresë të fshehtë, e cila i përket marrësit. Më pas dërguesi mund të transferojë asetet në adresën e fshehtë të marrësit, përveç publikimit të një çelësi të përkohshëm për të konfirmuar që adresa e fshehtë i përket marrësit. Efekti i kësaj është që një adresë e re e fshehtë gjenerohet për çdo transaksion të ri. Megjithatë Buterin theksoi se kjo mund të çojë në probleme të tjera të paktën për një afat të shkurtër duke thënë se "ajo kushton shumë për një transaksion të vetëm”.

Adresat e fshehta janë shpallur prej kohësh si një zgjidhje për të adresuar çështjet e privatësisë në Blockchain, për të cilat është punuar që nga viti 2014. Megjithatë, shumë pak zgjidhje janë sjellë në treg deri më tani. Gjithashtu nuk është hera e parë që Buterin diskuton konceptin e adresave të fshehta në Ethereum.

Buterin shpjegoi se koncepti i propozuar i adresës së fshehtë ofron privatësi ndryshe nga ajo e Tornado Cash, tashmë e sanksionuar nga Zyra Amerikane e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC): "Tornado Cash mund të fshehë transferimet e aseteve si ETH ose ERC20-të kryesore, por është shumë i dobët në shtimin e privatësisë në transfertat e ERC20-ve të panjohura dhe nuk mund të shtojë fare privatësi në transfertat NFT."

Gjithashtu ai tha se adresat e fshehta mund të paraqesin "shqetësime afatgjata në përdorshmëri", siç janë çështjet e rimëkëmbjes sociale. Megjithatë, ai është i bindur se problemet mund të adresohen siç duhet në kohë.

073358af-f11b-428a-ba85-ec387f6caf3c-image.png

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...