Një anomali e NYSE tregon se nuk është vetëm tregu i kriptomonedhave i manipulueshëm

Një anomali në bursën e Nju Jorkut (NYSE) ditët e fundit tregoi se sistemet e tregtisë tradicionale mund të jenë ende të prirur ndaj dështimit ose manipulimit.

Sipas NYSE, një "problem në sistem" pengoi në shitjen e qindra letrave me vlerë duke shkaktuar probleme të gjera tregtare. Duke krijuar konfuzion nëse urdhrat plotësoheshin me çmime të sakta, anomalia preku tregtimet e mbi 250 letrave me vlerë. Këto përfshinin aksionet e disa korporatave të mëdha, duke përfshirë ExxonMobil, 3M, Verizon, McDonald's Corp, Wells Fargo dhe Walmart. Një investitor shpjegoi se problemi kishte bërë që hapja e NYSE të anulohej automatikisht. Sipas bursës, aksionet filluan të tregtohen pau hapur bursa, gjë që bëri që ato të reflektonin çmime të pasakta. NYSE tha se do t'i shpallte çmimet e pasakta si të pavlefshëm dhe do të anulonte tregtitë e ndodhura gjatë asaj periudhe. Bursa ishte në gjendje të shpëtonte pjesën e mbetur të ditës, duke përfunduar me një mbyllje normale të tregut. Edhe pse NYSE tha se do të hetonte incidentin, shkaku i defektit mbetet ende i paqartë. Megjithatë, vlerësimet fillestare se sa do t'u kushtojë investitorëve defekti variojnë në tetë shifra.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) tha se do të hetonte këtë çështje. Në vitin 2014, SEC prezantoi një listë rregullash në lidhje me vazhdimësinë e biznesit, sipas të cilit gjobiti NYSE 14 milionë dollarë në vitin 2018. Bursa u bë e para e gjobitur sipas regjimit për një pushim prej katër orësh në treg në korrik 2015.
Ky incident tregon se edhe sistemet tradicionale financiare mbeten me të meta, edhe pse skeptikët e kriptomonedhave shqyrtojnë me kujdes protokollet e Blockchain-it dhe financave të decentralizuara (DeFi). Sipas tyre, rritja e tregut të kriptomonedhave, vjen vetëm si rezultat i manipulimit. Megjithatë, pavarësisht nga rritjet e saj, teknologjia Blockchain është projektuar pjesërisht për të adresuar të metat e infrastrukturës financiare. Për shembull, platforma tregtare Robinhood pezulloi tregtimin e aksioneve të njohura të memeve vitin e kaluar, të cilën shumë tregtarë e cilësuan si manipulim. Një bursë e decentralizuar që funksionon sipas kontratave të zgjuara nuk do të ishte në gjendje të merrte një vendim të tillë arbitrar që prek investitorët.

34c8e977-ec71-4b0b-be67-4789a2a097f2-image.jpeg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...