Ripple bashkpunon me Bankën Qendrore të Malit të Zi për të krijuar një CBDC

Mali i Zi po hedh hapat e tij të parë në krijimin e një monedhe dixhitale të bankës qendrore (CBDC). Për të krijuar një CBDC Mali i Zi ka kërkuar ndihmën e Ripple për të zhvilluar monedhën e saj dixhitale.

Sipas një njoftimi në Twitter të bërë nga kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic thuhej se ai u takua me Brad Garlinghouse dhe James Wallis, gjatë Forumit Ekonomik Botëror 2023 në Davos për të "diskutuar zhvillimin e një infrastrukture rreth pagesave". Në këtë pikë, specifikat e monedhës së re dixhitale janë të paqarta pasi Mali i Zi nuk ka një monedhë kombëtare. Vendi ka përdorur euron që nga viti 2002, kur u prezantua për herë të parë monedha internacionale, pavarësisht se nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe nuk i përket Eurozonës. Mali i Zi aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2008, por ende nuk i është dhënë anëtarësimi.
Pavarësisht nga madhësia e tij, vendi ka parë rritje brenda ekosistemit të kriptomonedhave gjatë vitit të kaluar duke i integruar ato në disa industri të shquara në vend. Si një nga vendet më liberale financiarisht në Ballkan, Mali i Zi nuk ka kërkesa të veçanta për përdorimin e kriptomonedhave si një formë pagese, duke përfshirë përdorimin e saj në blerjet e pasurive të paluajtshme. Ata që kërkojnë të blejnë prona në Mal të Zi duke përdorur kriptomonedha mund të hasin pengesa minimale për ta bërë këtë, për sa kohë që marrëveshja sanksionohet nga një noter i certifikuar.
Eksperti ligjor i kriptove, Jeremy Hogan mendon se XRP Ledger (XRPL) mund të ndërveprojë me projektet CBDC të Ripple në mënyra të shumta. Një mënyrë është që Banka Qendrore e CBDC mund të hapë një "portë" në XRPL që lejon përdoruesit të depozitojnë dhe të tërheqin CBDC. Kjo do të lejonte që CBDC të përdoret në lidhje me XRP dhe asete të tjera dixhitale. Ripple ka rritur aktivitetin e saj në lidhje me zhvillimin e CBDC-ve që nga pilotimi i një versioni privat XRP LEDGER i cili u ofroi bankave qendrore një platformë për emetimin e sigurt të CBDC-ve në mars 2021.
Në shtator 2021, Ripple Labs bashkëpunoi me Autoritetin Monetar Mbretëror të Butanit për të testuar krijimin e një monedhe dixhitale, e cila synon të ndihmojë mbretërinë e Azisë jug-qendrore të përmirësojë pagesat ndërkufitare. Dy muaj më vonë, kompania bashkëpunoi me Republikën e Palau-s për të ndihmuar ishullin e Paqësorit të zhvillojë monedhën e vet dixhitale. Në shtator 2022, Ripple u zgjodh si një nga anëtarët themelues të një "Programi Teknik të Sandbox-it" i nisur nga Projekti i Dollarit Dixhital që është krijuar për të eksploruar degëzimet e mundshme të një CBDC-je në SHBA. Ripple gjithashtu iu bashkua mendimit evropian për krijimin e një Euro-je Dixhitale në shkurt 2022 për të ndihmuar në lehtësimin e zhvillimit dhe rritjes së CBDC-ve.

c6aa3889-960e-40f0-b0ef-a6e5bdd383df-image.png

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...