Çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave?

Twitter vazhdon me integrimin e sistemit të pagesave, MetaMask zbulon veçori të reja të privatësisë ndërsa Cathie Wood i qëndron objektivit të saj dhjetëvjeçar mbi çmimin e Bitcoin-it, edhe në mes të një tregu rënës. Këto histori dhe më shumë këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Janari: Muaji më i mirë për Bitcoin-in që nga viti 2021
Bitcoin e mbylli janarin me një rritje prej 40%, muaji i tij më i mirë që nga tetori 2021. Vlera totale e aseteve të kriptomonedhave u rrit më shumë se 200 miliard dollarë vetëm në janar. Gjithashtu edhe çmimi Ethereum u rrit, por me këtë rritje çmimesh u rritën tarifat e gazit. Tarifa mesatare e gazit u rrit me mbi 5 dollarë për transaksion.

Përparon integrimi i kriptomonedhave në Twitter
Elon Musk duket se po vazhdon me planet për të integruar një sistem pagese në Twitter. Burime të cituara nga Financial Times thonë se Twitter po kërkon gjithashtu regjistrime rregullatore dhe licenca financiare në disa shtete. Sipas burimeve, sistemi i pagesave fillimisht do të integroj monedhat fiat dhe më pas do të shtoj kriptomonedhat.

MetaMask zbulon veçori të reja të privatësisë
MetaMask, zbuloi disa veçori të privatësisë. Nën cilësimet e avancuara të privatësisë, përdoruesit tani mund të ndryshojnë veçoritë që dërgojnë kërkesa te shërbimet e palëve të treta, për të ndihmuar në zbulimin e ‘phishing’ dhe identifikimin e transaksioneve. Përditësimi erdhi si një përgjigje ndaj kritikave të vazhdueshme në lidhje me politikat e privatësisë dhe rritjes së sulmeve phishing kundrejt përdoruesve të MetaMask.

Banka më e madhe e Rusisë planifikon një platformë DeFi
Banka më e madhe e Rusisë, Sberbank ka vendosur të lançojë një platformë të financave të decentralizuar (DeFi) në rrjetin Ethereum me synimin për të zhvendosur shërbimet tradicionale bankare. Platforma është në fazën e saj beta. Kjo platformë nuk është sipërmarrja e parë e lidhur me kriptografinë për Sberbank, e cila tashmë ka një licencë për emetimin dhe shkëmbimin e aseteve dixhitale.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar forcon rregulloren e kriptomonedhave
Qeveria britanike po propozon masa për të rregulluar industrinë e kriptomonedhave. Masat e propozuara së fundmi përfshijnë dispozita për të siguruar që asetet e klientëve të kthehen nëse një biznes bëhet i paaftë për ti paguar, si dhe përpjekje për të parandaluar firmat piramidale. Qeveria thotë se propozimet e publikuara do t'u japin konsumatorëve më shumë besim duke lejuar që sektori i kriptomonedhave të lulëzojë.

Senati i SHBA-së do të shqyrtojë rreziqet që vijnë nga kriptomonedhat
Komiteti Bankar i Senatit të SHBA-së do të mbajë një seancë në shkurt për të shqyrtuar mbrojtjen e sistemit financiar nga rreziqet që vijnë nga asetet dixhitale. Në fokus do të jenë falimentimet e vitit 2022 në industrinë e kriptomonedhave. Seanca me titull "Falimentimi i kriptove: Pse nevojiten masat mbrojtëse të sistemit financiar edhe për asetet dixhitale", e cila thekson masat urgjente që duhen ndërmarrë ndaj kriptove.

Tesla humbet 140 milion dollarë nga Bitcoin në 2022
Sipas një dosjeje të SEC, Tesla humbi 140 milion dollarë nga investimet e saj në Bitcoin në 2022, duke raportuar një tarifë zhvlerësimi prej 204 milion dollarësh kundrejt një fitimi prej 64 milion dollarësh nga konvertimi i Bitcoin-it në monedhën fiat. Një tarifë zhvlerësimi pasqyron ndryshimet në vlerën e tregut të një aseti, në këtë rast Bitcoin, që nga momenti i blerjes së tij. Pavarësisht humbjes, Tesla ende mban mbi 200 milion dollarë në Bitcoin, edhe pasi shiti 75% të zotërimeve të saj në korrik.

Cathie Wood ripohon parashikimin e çmimeve për 2030
CEO e Ark Invest, Cathie Wood i qëndroi tezës së saj se Bitcoin-i do të arrijë në 500,000 dollarë deri në vitin 2030. Në një intervistë për CNBC, ajo tha se ky është vetëm një rast rënieje çmimesh dhe shtoi se çmimi i parashikuar është edhe më i lartë. Wood tha se Ark Innovation ETF, ose ARKK, tani u ofron investitorëve ekspozim më të mirë ndaj kompanive të përqendruara në inovacionin afatgjatë, gjithashtu ajo shtoi se ARKK është Nasdaq i Ri.

95a7d131-798a-46d3-8cd7-3fa350da085b-image.png

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...