Debitorët e FTX kërkojnë që deri në fund të muajit tu kthehen donacionet politike

Bursa e falimentuar e kriptomonedhave, FTX, po u kërkon figurave dhe grupeve politike që të kthejnë donacionet e lidhura me ish-CEO Sam Bankman-Fried dhe drejtuesit e tjerë të FTX-it deri në fund të shkurtit.

FTX po iu dërgon njoftime konfidenciale figurave politike, grupeve të veprimit politik dhe marrësve të tjerë të kontributeve dhe pagesave. Bursa e kriptomonedhave paraqiti falimentimin në nëntor. Debitorët e FTX po shqyrtojnë donacionet politike të bëra midis marsit 2020 dhe nëntorit 2022 nga FTX, të cilat arrijnë vlerën e 93 milion dollarëve, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në janar. Bankman-Fried është deklaruar i pafajshëm për shkeljen e ligjeve të financimit të fushatës, në një çështje të veçantë penale. Disa grupe politike që morën fonde të lidhura me FTX kanë ndërmarrë tashmë hapa për t'i kthyer paratë. Komiteti Kombëtar Demokratik, së bashku me komitetet kyçe të fushatës së Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, thanë në dhjetor se ata do të lënë mënjanë më shumë se 1 milion dollarë të lidhura me FTX dhe do t'i kthejnë ato te avokatët që po merren me këtë ҫështje.

Disa ligjvënës individualë që morën donacione të lidhura me FTX morën hapa për t'u distancuar simbolikisht nga bursa duke i dhuruar paratë për bamirësi. Kjo nuk do t'i ndalojë avokatët të kërkojnë të kthejnë fondet, paralajmëroi FTX.
“Përfituesit paralajmërohen se kryerja e një pagese ose dhurimi për një palë të tretë (duke përfshirë edhe bamirësitë) në shumën e çdo pagese të marrë nga një kontribues i FTX-it, nuk i pengon debitorët e FTX-it të kërkojnë rikuperim nga marrësi ose ndonjë transferues i mëvonshëm,” tha FTX. .

f9bdfd32-c9d8-4ba2-8238-202988d54d9b-image.png

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...