Disa nisma rregullatore janë duke u zhvilluar për të zgjeruar mbikëqyrjen e kësaj industrie të sapolindur, shkruan ish-kreu i fintech në Autoritetin e Sjelljes Financiare në Mbretërinë e Bashkuar.
Çfarë ndryshimi bën një vit? Nga fundi i vitit 2021, tregu i kriptomonedhave ishte në nivelin më të lartë të çmimeve të të gjitha kohërave, duke arritur një vlerë tregu prej 3 trilion dollarësh. Këto nivele çmimesh u zhdukën në vitin 2022, sepse tregu i kriptove ka rënë në më pak se një të tretën e vlerës së tij nga viti i kaluar. Të apasionuarit pas kriptomonedhave do të thonë se për një ekonomi globale në vështirësi kriptot janë zgjidhja ndërsa, kriptoskeptikët do të thonë se flluska më në fund ka shpërthyer. Është e vërtetë që tregu i kriptove në vitin 2022 ka dëshmuar disa ngjarje të mëdha si: falimentimi i Luna-s, Three Arrows Capital, Celsius Network, Voyager Digital, Ftx dhe BlockFi. Megjithatë, do të jetë FTX si ngjarja që padashur e simbolizoi vitin 2022. Dhe, në të vërtetë, kthimi i Sam Bankman-Fried nga “kalorësi i bardh” i kriptomonedhave, mik rregullator dhe gjoja "miliarder bamirës" në autorin e dyshuar dhe të burgosur të "një prej mashtrimeve më të mëdha financiare në historinë amerikane" brenda disa javësh është sigurisht i rëndësishëm.
Pra, çfarë presim për 2023? Tregu i kriptove po vazhdon të ndjejë “dhimbje”. Megjithëse rritja e çmimeve nuk është përhapur në tregjet kryesore financiare, politikanët kanë frikë se mund të ndodhë. Prandaj, ne duket se do të jemi dëshmitarë të një viti 2023 të shënuar nga ndërhyrjet t rregullatorëve.
Në SHBA, ka të ngjarë të shohim një diferencim të vazhdueshëm dhe të forcuar midis kategorive të ndryshme të aseteve dixhitale. Urdhri ekzekutiv i administratës Biden (EO) mbi asetet dixhitale i publikuar në mars e bëri të qartë se kriptomonedhat do të mund të bëhen të rëndësishme. Koncepti i një "dollari dixhital" mori mbështetje në këto raporte, megjithëse kishte një skepticizëm të konsiderueshëm në lidhje me asetet më të gjera të bazuara në Blockchain. Megjithatë, këto përgjigje nuk mbulonin ndërhyrjet e detajuara të politikave nga të cilat disa kishin frikë, të tilla si ndalimi i disa asetesh të caktuara ose kërkesa që ofruesit e kriptomonedhave të ishin banka. Edhe pse një lehtësim për industrinë e kriptove, urdhri ekzekutiv e la ende derën e hapur për propozime më të detajuara që do të paraqiteshin përmes legjislacionit. Për më tepër, ligji i mbështetur nga Sam Bankman-Fried, mbetet në progres. Ndërsa Akti për Mbrojtjen e Konsumatorit të Mallrave Dixhitale (DCCPA) ka hasur disa kundërshtime kohëve të fundit për t'i dhënë Commodity Futures Trading Commission (CFTC) mbikëqyrje të gjerë mbi tregun e kriptove në vend (në vend të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit të SHBA-së). Kjo do të jetë një temë kryesore për debat në Kongresin e ri. Për më tepër, vlen të përmendet se një skeptik prej kohësh i kriptomonedhave dhe kryetar i Komitetit Bankar të Senatit, Senatori Sherrod Brown (D-Ohio) i dërgoi së fundmi Sekretares së Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen, një letër ku shprehte, për herë të parë, gatishmërinë e tij për të punuar në legjislacionin e kriptove. Më në fund mund të shohim marrëveshje dypartiake në vitin 2023 për çështjet kryesore që lidhen me monedhat e qëndrueshme (stablecoins), mbikëqyrjen më të gjerë të aseteve dixhitale dhe qartësinë e rregullatorëve mbi kufijtë e lejueshëm të bankave që kërkojnë të angazhohen me kripto.
Në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse e zhytur në problemet e veta politike gjatë vitit 2022, ambicia e vendosur në prill për të qenë një qendër e kriptomonedhave duket se po qëndron. Sekretari aktual Ekonomik i Mbretërisë së Bashkuar, Andrew Griffith, përsëriti angazhimin e vendit për t'u bërë një qendër kyçe për industrinë e sapolindur, duke thënë se kolapsi i FTX-it nuk është një arsye për të ndryshuar kursin. Me Projektligjin e Shërbimeve Financiare dhe Tregjeve (FSMB) që kalon nëpër Parlament, Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA) është gati të marrë kompetenca të reja për të rregulluar tregun e kriptove. Sidoqoftë, firmat që shpresojnë për një qasje më të mirë nga rregullatori mund të dëshpërohen nga komentet e ardhshme të kryetares së FCA-së. Ashley Alder në një seancë të fundit të Komisionit të Përzgjedhur të Thesarit, ai cilësoi bursat e kriptove si “ndihmës” në pastrimin e parave. Duket se rregullatori mund të ketë idetë e veta se si të ushtrojë çdo kompetencë të re që merr pasi FSMB të miratohet në ligj.
Në Evropë, shpresat vazhdojnë të mbështeten te MiCA, ose projektligji i Tregun të aseteve dixhitale, një pjesë gjithëpërfshirëse e legjislacionit që do të zbatohej për bllokun tregtar të kombit prej 27 anëtarësh. Planet fillestare që Parlamenti Evropian të votonte mbi projektligjin në dhjetor u braktisën duke pasur parasysh gjatësinë dhe kompleksitetin e tij, me raportet që sugjerojnë se votimi i planifikuar fillimisht për në shkurt, është shtyrë deri në prill për shkak të problemeve të përkthimit. MiCA mund të përballet me presionin për të qenë "rezistent ndaj FTX", që mund të rezultojë në vonesa edhe më tej por, Komisioni Evropian ka qenë pozitiv në këtë front, duke pretenduar se sipas hartimit të planit aktual, falimentimet si FTX-i nuk do të lejoheshin të ndodhnin. Edhe nëse është i vërtetë, ky legjislacion është ende shumë larg zbatimit. Edhe nëse votimi përfundimtar do të mbahet dhe do të kalojë këtë pranverë, ka ende një afat zbatimi prej 12-18 muajsh.