Indeksi i kriptomonedhave, Shqipëria ndër vendet me vlerat më të larta kundrejt fuqisë blerëse

Shqipëria është renditur në vendin e 96-të nga 146 shtete, në listën e Indeksit të Adaptimit të Kriptomonedhave per vitin 2022. Raporti i kompanisë Chainalysis vlerëson përshtatjen e kriptove sipas shteteve, në bazë të pesë treguesve të ndryshëm.

Në treguesin e parë "vlera e transaksioneve në shërbime të centralizuara", ku Shqipëria renditet në vendin e 105-të, raporti mat aktivitetin e kriptomonedhave në shërbime të centralizuara (platforma këmbimi) në raport me fuqinë blerëse të qytetarëve, PPP, sipas vendit. Sa më i lartë të jetë raporti i vlerës së marrë ndaj PPP për frymë, aq më e lartë është renditja, që do të thotë se Shqipëria është ndër vendet me transaksionet më të larta në kripto për vitin 2022.

1D15163D-8F2A-4921-954B-A4B3DC24DBED.jpeg

Treguesi i dytë eshte pothuajse i njëjtë por, matjet janë bërë sipas aktivitetit individual ndaj fuqisë blerëse dhe Shqipëria renditet në të njëjtin vend, 105.
Në treguesin e tretë, raporti mat transaksionet midis dy individeve, P2P, ku Shqipëria listohet në vendin e 49-të.
Treguesi i katërt mat transaksionet e kriptove që kanë ndodhur në sistemet DeFi, sisteme të decentralizuara të krijuara në Blockchain për të kryer transaksionet.
Shqipëria është në vendin e 86-të.
Në treguesin e pestë, raporti mat transaksionet në DeFi, por individuale, ku vendi jonë është në vendin e 76-të.
Për të dytin vit radhazi, Vietnami renditet i pari në adoptimin e kriptomonedhave. Nje vështrim në nënrenditje tregon se Vietnami ka fuqi blerëse jashtëzakonisht të lartë dhe mjete të pershtatur mirë me popullsinë rreth, DeFi dhe P2P të kriptomonedhave.

Burime të tjera kanë vënë në dukje gjithashtu se dashuria e Vietnamit për kriptomonedhat është shumë e madhe. Sondazhi i bërë në vitin 2020 zbuloi se 21%
e konsumatorëve vietnamezë kanë raportuar se perdorin ose zoterojnë kriptomonedha.

Ky artikull është shkëputur nga "Gazeta SI" -
https://gazetasi.al/indeksi-i-kriptomonedhave-shqiperia-nder-vendet-me-vlerat-me-te-larta-kundrejt-fuqise-blerese/?fbclid=PAAaY6IirtnO1n0qYsu1ktu0Dymzeobl6O4pz6jtcnCZ9uM71iEigfc4D38GI

3ADF0500-2D8A-40E4-B4C4-58CB4597ED2C.png

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...