Ja cilat ishin ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave në botën e kriptomonedhave

Rregullatorët ndërpresin emetimin e monedhës së qëndrueshme BUSD, OpenSea vendos që tarifat e tregtimit të NFT-ve të bëhen zero ndërsa kriptot fitojnë më shumë popullaritet dhe më shumë mbështetës. Këto histori dhe më shumë këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Ndërpritet emetimi i BUSD për shkak të rregullatorëve
Rregullatorët e shtetit të Nju Jorkut kanë urdhëruar Paxos, kompaninë që qëndron pas monedhës së qëndrueshme (stabelcoins) BUSD të Binance-s, të ndalojë emetimin monedhave. Rregullatori shpjegoi se urdhri vjen si rezultat i disa çështjeve të pazgjidhura që lidhen me mbikëqyrjen e Paxos-it mbi marrëdhëniet e tij me Binance. BUSD është monedha e tretë më e madhe e qëndrueshme në botë, e cila mbështetet nga 16 miliard dollarë.

Tarifat e tregut të NFT-ve në OpenSea do të bëhen zero
Tregu kryesor i NFT-ve në botë, OpenSea, po heq tarifat nga platforma e tij. Për një kohë të kufizuar, OpenSea nuk do të kërkojë asnjë tarifë. Vendimi vjen pasi OpenSea përballet me konkurrencë të lartë në industri pasi një prej konkurentëve, Blur, nuk kërkon tarifa për tregtimin e NFT-ve dhe vëllimi i tregtimit në Blur sapo ka kaluar atë të OpenSea për herë të parë që nga lançimi në tetor.

Vëllimi i tregtimit së kriptomonedhave në platformën Robinhood u rrit
Vëllimi i tregtimit të kriptomonedhave në Robinhood u rrit në 3.7 miliard dollarë në janar, volum i cili përfaqëson një rritje prej 95% krahasuar me numrat e dhjetorit. Edhe pse shifra qëndron shumë më poshtë se 9.1 miliardë dollarë që regjistroi në janar të vitit të kaluar, çmimi i aksioneve të Robinhood u rrit me rreth 6% pas njoftimit të kësaj jave.

SEC propozon rregulla të reja për asetet dixhitale
Komisioni Amerikan i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) ka propozuar rregulla të reja për të forcuar masat mbrojtëse rreth aseteve dixhitale të investitorëve. Pasi disa kompani të profilit të lartë të kriptomonedhave falimentuan vitin e kaluar, SEC përcaktoi se fondet e klientëve nuk ishin aq të sigurta sa reklamoheshin. Rregullat e propozuara do të kërkonin që këshilltarët e investimeve të sigurojnë ose të mbajnë regjistrimet shtetërore që t'u jepet miratim si kujdestarë të kualifikuar.

Financuesit paditen për promovimin e FTX-it
Klientët e pakënaqur të FTX po paditin firmat e kapitalit të sipërmarrjes dhe kapitalit privat, duke pretenduar se ato promovuan bursën e falimentuar. Një ankesë e depozituar në San Francisko pretendon se Sequoia Capital, Thoma Bravo dhe Paradigm promovuan FTX-in me 550 milion dollarët që kishin investuar për ta shfaqur FTX-in si një firmë legjitime, duke thënë se e kishin ekzaminuar plotësisht.

Do Kwon dhe Terra akuzohen nga rregullatorët amerikanë
Do Kwon dhe Terraform Labs janë akuzuar nga SEC për orkestrimin e një mashtrimi shumë miliarda dollarësh, pasi monedha e qëdrueshme TerraUSD tashmë e falimentuar shkaktoi një rënie të madhe të tregut të kriptove vitin e kaluar. Në një deklaratë, kryetari i SEC Gary Gensler tha se si Kwon ashtu edhe Terraform nuk arritën t'i siguronin publikut një zbulim të plotë, të drejtë dhe të vërtetë.

Reperi Drake fitoi 1.2 milion dollarë në Bitcoin përmes basteve
Reperi i profilit të lartë, Drake, ka zbuluar se ka fituar Bitcoin me vlerë 1.2 milion dollarë pasi ka vendosur baste të shumta në Super Bowl.  Bastet u vendosën duke përdorur platformën e basteve sportive, Stake, ku Drake kishte vendosur një bast prej 700,000 dollarë në favor të Kansas City Chiefs për të marrë në shtëpi Trofeun e Lombardit.

Keanu Reeves: Kriptomonedhat janë të mahnitshme
Keanu Reeves ka dalë në mbështetje të kriptomonedhave, duke thënë se ato janë mjete të mahnitshme për shkëmbimet dhe shpërndarjen e burimeve. Në një intervistë të fundit me Wired për të promovuar filmin e tij të ri, John Wick 4, Reeves tha se ideja pas një monedhe të pavarur është e mahnitshme, duke shtuar se paqëndrueshmëria vetëm do ta bëjë atë më të mirë për sa i përket mënyrës se si mbrohet.

dcb2a40d-3e55-4bd8-8f98-185a2818d826-image.png

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...